Avaritë në linjat 110 kW, rikthehet energjia në disa n/stacione në Kukës

Shqipëria

Avaritë në linjat 110 kW, rikthehet energjia në disa n/stacione në Kukës

Më: 6 mars 2015 Në ora: 18:27

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se është rikthyer energjia në linjën e transmetimit 110 kV Reps-Fushë Arrëz, pas avarisë që u shkaktua nga moti i keq me reshje bore dhe stuhi ere natën e mbrëmshme.
Gjithashtu mesditën e sotme është rikthyer energjia dhe në dy linjat e transmetimit 110 kV Fushë-Arrëz-Kalimash dhe Kalimash-Kukës.
Për pasojë janë furnizuar me energji elektrike n/stacionet Fushë-Arrëz, Kalimash, Kukës dhe Krumë të cilat mbulojnë me energji qytetet Kukës dhe Has si dhe rrethinat, pa energji komuna Shishtavec, Topojan, Zapod, Shën Meri, Surroi të Kukesit, komuna Gjinaj, Golaj, Fajza.
Pa energji edhe komuna Tropojë e Vjetër, Bytyç, një pjesë e Fierzës, Djeghysen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat