​‘Çështja Doshi’, Rama: Të nxirren fajtorët kushdo qofshin ata

Shqipëria

​‘Çështja Doshi’, Rama: Të nxirren fajtorët kushdo qofshin ata

Më: 6 mars 2015 Në ora: 17:50

Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta kanë ndarë të njëjtin mendim sot sa i përket çështjes Doshi.

Sipas tyre gjithë kjo ngjarje është një skenar i shëmtuar, i thurur nga ish kryeministri Berisha.

Pas dëshmisë që dha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, kryeministri Rama tha se protagonist kryesor i kësaj ngjarje është bërë ish Kryeministri Berisha.

Megjithatë Rama ftoi Prokurorinë që të zbardh komplet ngjarjen dhe të nxjerr fajtorët kushdo qofshin ata.

"Uroj që ftesa për të ardhur sot këtu, të jetë shprehje e vullnetit të Prokurorisë për ta zbardhur plotësisht të vërteën e kësaj hisorie të shëmtuar.Publiku është marrë peng në këtë histori me personazhe poiltike, me gangsterë të cilët aktrojnë në bazë të një skenari që pas serisë së djeshme në Parlament ka vendsour në rolin e protagonsitit kryesor të filmit edhe ish kryeministrin. Vetëm hetimi i plotë dhe nxjerrja e përgjegjësive ligjore të kujtdo qoftë mund ta çlirojnë edhe publikun por edhe politikën. Unë besoj se gjithë kjo shëmti e turpshme, mund të kthehet në një mirësi për publikun, dhe për politikën nëse organi i akuzës bën me vullnet të plotë detyrën dhe nxjerr fajtorët që duhet të përgjigjen lirgjërisht kushdo qofshin. Kjo histori e shëmtuar nuk mund të mbaroj si një film dhe jeta politike shqiptare nuk mund të vazhdoj më tutje nga filmi në film," tha Rama pas dëshmisë që dha sot në Prokurori.

Dëshmia më e gjatë ka qenë ajo e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri i cili ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë për rreth 4 orë, por nuk ka preferuar të flasë gjatë për mediat. Ai thjesht ka thënë se duhete t'ia lëmë vendin institucioneve të drejtësisë të flasin për këtë ngjarje.

"Unë erdha thashë gjithcka për të cilën jam vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe. Ja thashë prokurorëve duke shpresuar që kjo që bëj une dhe që bëjmë ne të gjithë është ndihma më e madhe për ti lënë kohën e duhur Prokurosisë të bëjë hetime të plota dhe të zbardh gjithçka lidhur me këtë ngjarje. Mua më vjen shumë keq që publiku është ngarkuar me këtë rrëmujë por është koha që të lëmë institucionet që të flasin," tha ministri Tahiri.

Dëshmitë e marra sot në Prokurori kanë zgjatur për orë të tëra, nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 14:00. Po sot Prokuroria kishte thirrur për dëshmi edhe deputetin e Partisë Kristiandemokrate Mark Frroku (që i ka prezantuar Tom Doshit atentatorin), dhe ish kryeministrin Berisha, por ky i fundit nuk është parë të hyjë sot në ambientet e Prokurorisë./kp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat