Del nga shtrati Erzeni, 15 banesa nën ujë

Shqipëria

Del nga shtrati Erzeni, 15 banesa nën ujë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 17:33

Reshjet e mëdha gjatë ditëve të fundit kanë risjellë përmbytjet në vend. Që në orët e para të mëngjesit, lumi Erzen, i cili përshkon mes për mes qytetin e Shijakut doli nga shtrati i tij, duke përmbytur banesat që ndodhen aty pranë. Banorët që u prekën nga përmbytjet braktisën banesat e tyre, ndërsa të tjerë u ngjitën në katet më të larta të banesave mbi njëkatëshe.

Nga burimet në vendin e ngjarjes, mësohet se dëmet që ka shkaktuar uji i lumit janë të konsiderueshme. Rreth 15 banesa janë përmbytur. Banorët sqarojnë se kjo është një histori që përsëritet çdo vit sa herë që bie shi. Ata janë përmbytur 5 herë brenda pak viteve, ndërsa problemi për t’i vënë fre lumit nuk ka gjetur zgjidhje.

“Verën e shkuar u ndërtua një argjinaturë pikërisht në zonën më problematike por uji u ngjit mbi argjinaturë”, sqarojnë banorët.

Nga ana e saj bashkia e Shijakut, një njësi e vogël e pushtetit vendor, nuk ka mundësi financiare që të ndërhyjë me një projekt serioz për të zgjidhur hallin e këtyre banorëve. Banorët e kësaj zone dyshojnë se lumi mund të jetë fryrë nga shkarkimi i rezervuarëve që lidhen me të, pasi sasia e shiut të rënë nuk ka qenë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat