Berisha javën tjetër shkon në Prokurori

Shqipëria

Berisha javën tjetër shkon në Prokurori

Më: 6 mars 2015 Në ora: 16:39

Pasi ka shkuar në prokurori, Ilir Meta, Edi Rama dhe Saimir Tahiri edhe ish-kryeministri Sali Berisha parashikohet që të shkojë dhe të japë informacionet që ai disponon në lidhje me atentatin që po i përgatitej deputetit, Tom Doshi.

Burime nga prokuroria thanë se e kanë bërë gati ftesën zyrtare për Berishën dhe sipas tyre, në fillim të javës tjetër ish-kryeministri Berisha do të paraqitet para prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kjo do të jetë herë e parë që Berisha do të shkojë në institucionin e akuzës.

Mbrëmjen e djeshme Berisha tha se nuk kishte marrë një ftesë nga prokuroria dhe nëse do i vinte një e tillë do të shkone pa asnjë mëdyshje.

“Nuk marrë ftesë zyrtare nga Prokuroria por nëse më vjen një e tillë unë do të shkoj”, iu përgjigj Berisha, interesimit të gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat