Vijojnë kërkimet për 36-vjeçarin që u mbyt në Babrru

Shqipëria

Vijojnë kërkimet për 36-vjeçarin që u mbyt në Babrru

Më: 6 mars 2015 Në ora: 16:30

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 36-vjeçarit, që u mbyt mbrëmjen e djeshme në lumë në Babrru.

Më datën 05.03.2015, rreth orës 21.00, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit” afër urës së Babrroit, shtetasin A.R, 36 vjeç, në gjendje të dehur e mori rrjedha e lumit.

Menjëherë në vend shkuan forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe një grup i Polumbarëve të Repartit Special Renea , ku nisën menjëherë kërkimet, por si pasojë e motit të keq dhe errësirës , në orët e vona të natës kërkimet janë ndërprerë.

Kërkimet për gjetjen e trupit të 36-vjeçarit rinisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku për 6 orë rresht , polumbarët kontrolluan gjithë gjatësinë e lumit që prej “Urës së Babrroit” deri në Institut në Kamëz.

Njëkohësisht edhe inspektorët e Policisë së Rendit dhe Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr 4. kërkuan në të dyja anët e shtratit të lumit për gjetjen e trupit. Deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 36-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat