Rama në Lushnjë: Lum ju që keni Erion Braçen deputet

Shqipëria

Rama në Lushnjë: Lum ju që keni Erion Braçen deputet

Më: 6 mars 2015 Në ora: 15:19

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnjë për të shpërndarë lejet e legalizimit për qytetarët. Kryeministri foli gjithashtu për vazhdimin e investimeve për qytetin, për t’i dhënë atij një hyrje dinjitoze, një proces ky që do të jetë i legalizuar, me tituj pronësie, dhe mbi bazën e shpërblimit të pronarëve.

Kreu i qeverisë theksoi se janë hasur shumë vështirësi nga zhdukja e mbi 1000 dosjeve të legalizimeve, dhe theksoi se numrin më të madh të kallëzuar në Prokurori për abuzim me detyrën e ka ALUIZNI i tetë viteve

“Janë 490 legalizime në 8 vjet. Rreth 590 legalizime në Lushnjë, që do të thotë 4% e kërkesave të tetë viteve. Sot ka ardhur dita ta merrni lejen e legalizimit falas, dhe të gjitha shpenzimet i paguan shteti. Janë vetëm 5 legalizime në Divjakë në tetë vjet, ndërkohë që sot do të japim një sërë lejesh për aktivitete prodhuese, jo për motele, lokale biznese që cenojnë projektet e zhvillimit të infrastrukturës”.

Kryeministri tha se legalizimi është marrja në dorë e një pasurie, që do të shërbejë si një mundësi për të marrë kredi në bankë. Legalizimi nuk është vetëm në interesin e secilit prej jush por edhe në interesin e ekonomisë kombëtare, përmes përmirësimit të ekonomive familjare, shtoi Rama.

Kryeministri Rama foli edhe për deputetin e zonës së Lushnjës dhe Divjakës, Erion Braçen i cili për Ramën është deputeti më i zhurmshëm që këmbëngul dhe vjen vazhdimisht me ankesa për zonën e tij:

“Kjo zonë ka një fatkeqësi që ka Erion Braçen deputet. Për ju është fat se keni një përcjellës të paepur të çdo zhurme, për mua është fatkeqësi se zhurmat që vijnë janë në disporporcion. Është e çuditshme se si një trup kaq i vogël të prodhojë një presion me ankesa dhe zhurma, lum si ju që ju ra të keni përfaqësues Erionin, e mjerë ne që duhet ta dëgjojmë Erionin”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat