Dita Portokalli /Meta: Më shumë vëmëndje ndaj të drejtave të grave dhe fëmijëve

Shqipëria

Dita Portokalli /Meta: Më shumë vëmëndje ndaj të drejtave të grave dhe fëmijëve

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:31

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta së bashku me zv/ministren e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, kanë marë pjesë sot në aktivitetin e organizuar në ambjentet e Kuvendit te Shqiperise , në kuadër të Ditës Portokalli.

Kjo ditë është përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë , si simbol i luftës kundër dhunës së grave dhe diskriminit.

Ky aktivitet ka mbledhur në ambientet e Kuvendit, nxënësit e shkollave të mesme” Gramoz Palushi” Paskuqan, “Androkli Kostallari” Shkozë dhe Mustafa Gerblleshi” Sauk, të cilët së bashku me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve realizuan një aktivitet sensibilizues mbi çështjet e barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit.

Të rinjtë zhvilluan aktivitete artistike në pikturë, aktrim dhe grafikë, duke përcjellë mesazhe kundër dhunës, diskriminimit e pabarazive që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare sot.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi rolin e organizatorëve, të Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve, Universitetin e Arteve dhe UN Women, për vëmendjen që i kushtojnë çështjeve të ndjeshme që prekin. Ai gjithashtu, deklaroi se bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe me grupet e interesit është jo vetëm prioritet i punës së përditshme të Kuvendit, por edhe një pikë e rëndësishme e detyrimeve, që burojnë nga procesi i integrimit evropian të vendit tonë.

“Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve sot është një fenomen që nuk duhet kurrë të rreshtin së dënuari. Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve nuk mund të tolerohen, sidomos në një shoqëri si e jona, që familjen e sheh si një bërthamë të shenjtë dhe pikërisht kjo kulturë civile duhet promovuar dhe duhet mbrojtur nga të gjithë. Unë gjithnjë kam besuar se fëmijët, të rinjtë dhe familja duhet të jenë në qendër të çdo aksioni të qeverisjes së vendit. Nuk mund të imagjinohet evolucioni i një shoqërie demokratike dhe sociale pa fuqizimin e rolit të gruas dhe të fëmijës dhe pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ndaj duhet që të gjithë institucionet duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre në këtë drejtim”, tha Meta.
Ndërkaq, ai theksoi se fenomeni i dhunës ndaj fëmijëve kërkon një përmirësim të mëtejshëm të legjislacionit tonë për të shmangur faktorët e tillë si përjashtimi social, që në kohë të vështira ekonomike merr forma nga më të ndryshmet

Dita “Portokalli”, organizohet dy ditë para festës së gruas dhe nënës, pra 8 marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat