“Doshi”, Rama: Iku koha kur prokuroria trajtohej si ushqim për qentë

Shqipëria

“Doshi”, Rama: Iku koha kur prokuroria trajtohej si ushqim për qentë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 08:18

(E plotësuar) - Kryeministri Edi Rama nuk ka zbuluar për mediat asnjë detaj nga dëshmia e tij në prokurori për komplotin për vrasje ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mëhill Fufi.

“Koha kur kryeministri i Shqipërisë e trajtonte prokurorinë si ushqim për qentë, ka mbaruar më 23 qershor të 2013-s. Uroj që ftesa për të ardhur sot këtu të jetë shprehje e vullnetit të prokurorisë për ta zbardhur plotësisht të vërtetën e kësaj historie të shëmtuar. Publiku është marrë peng nga kjo histori, me personazhe politike dhe gangsterë të cilët aktrojnë në bazë të një skenari që pas serisë së djeshme në Parlament, ka vendosur në rolin e protagonistit kryesor të filmit edhe ish-kryeministrin”, tha Rama.

Ai tha se publiku dhe politika është marrë peng me këtë histori me gangsterë, duke bërë thirrje që fajtorët duhet të përgjigjen ligjërisht kushdo qofshin për këtë ngjarje të rëndë.

“Megjithatë çfarëdo të themi ne, mbeten fjalë dhe shqiptarët janë mbingopur me fjalë. Vetëm hetimi i plotë dhe nxjerrja e përgjegjësive ligjore të kujtdo qoftë mund ta çlirojnë edhe publikun por edhe politikën.

Unë besoj se e gjithë kjo shëmti e turpshme mund të kthehet në një mirësi për publikun dhe për politikën nëse organi akuzës bën me vullnet të plotë detyrën dhe nxjerr fajtorët që duhet të përgjigjen ligjërisht.

Kjo histori e shëmtuar nuk mund të mbarojë si një film dhe jeta politike e shqiptarëve s’mund të vazhdojë më tutje nga filmi në film”, përfundoi kryeministri.

13:30 - “Doshi”, Tahiri dëshmon në prokurori: Të presim hetimet

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thënë se duhet t’ia lemë prokurorisë në dorë zbardhjen e plotë të çështjes “Doshi”.

Menjëherë pas daljes nga prokuroria ku ai ndenji gati 3 orë për të dëshmuar mbi këtë ngjarje, ministri tha për mediat se është për të ardhur keq që qytetarët janë fryrë kaq shumë me këtë ngjarje, ndërsa bëri apel t’ia lemë në dorë institucioneve këtë çështje.

“Unë erdha thash gjithçka jam vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe, ia thashë prokurorëve se kjo që bëj unë, që bëjnë të gjithë, është për t’i dhënë kohën e duhur prokurorisë të bëjë hetime të plota që të zbardhë këtë ngjarje. Është koha që të flasin institucionet”, tha Tahiri, i cili nuk pranoi të tregojë asnjë detaj tjetër.

Ndërkohë nga momenti në moment pritet të dalë nga prokuroria edhe kryeministri Edi Rama.

Frroku shmang mediat: Gjithçka doni të dini i keni në prokurori

Deputeti Mark Frroku është pyetur përreth një orë nga prokurorët për çështjen Doshi. Ai ka dalë nga dera e pasme e prokurorisë së krimeve të Rënda, ndërsa në përfundim të deklarimit të tij u shpreh për “A1 Report” se nuk ka koment këtë çështje.

“Unë sot kam plotësuar detyrimin tim ligjor për të dëshmuar para organit të akuzës dhe të gjitha të tjerat janë në prokurori. Nuk kam koment është punë e prokurorisë të flasë. Unë si ligjvënës nuk e shkel ligjin, prokuroria të merret me këtë çështje. Nuk kam koment, janë të gjitha në prokurori”, tha Frroku.

13:12 - Berisha: Rama kërkon të bllokojë hetimet, nuk kam ftesë për të dëshmuar

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë se Prokuroria nuk ka sjellë në adresë të tij asnjë ftesë për të dëshmuar për çështjen “Doshi”, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama po tenton të bllokojë hetimet për zbardhjen e kësaj çështjeje.

“Doshi”, Tahiri dëshmon në prokurori: Të presim hetimet

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thënë se duhet t’ia lemë prokurorisë në dorë zbardhjen e plotë të çështjes “Doshi”.

Menjëherë pas daljes nga prokuroria ku ai ndenji gati 3 orë për të dëshmuar mbi këtë ngjarje, ministri tha për mediat se është për të ardhur keq që qytetarët janë fryrë kaq shumë me këtë ngjarje, ndërsa bëri apel t’ia lemë në dorë institucioneve këtë çështje.

“Unë erdha thash gjithçka jam vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe, ia thashë prokurorëve se kjo që bëj unë, që bëjnë të gjithë, është për t’i dhënë kohën e duhur prokurorisë të bëjë hetime të plota që të zbardhë këtë ngjarje. Është koha që të flasin institucionet”, tha Tahiri, i cili nuk pranoi të tregojë asnjë detaj tjetër.

Ndërkohë nga momenti në moment pritet të dalë nga prokuroria edhe kryeministri Edi Rama.

Meta në Prokurori: Jam gati të ballafaqohem me Doshin dhe Berishën

Shtatë zyrtarë të lartë të shtetit janë ftuar nga organi i akuzës për të dëshmuar lidhur me pretendimet e deputetit Tom Doshit, se ndaj tij gjashtë muaj më parë ishte përgatitur një atentat. Mes zyrtarëve, janë edhe dy liderët e mazhorancës Edi Rama dhe Ilir Meta. Ky i fundit është i pari në listën e personave që do të dëshmonin para hetuesve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, këtë të premte.

Kryeparlamentari Meta qëndroi përreth 1 orë e 30 minuta brenda ambienteve të organit të akuzës, duke rrëfyer të vërtetat e tij lidhur me ngjarjen. Vetë deputeti i Shkodrës Tom Doshi qëndroi dje për 6 orë në ambientet e Prokurorisë, duke dëshmuar para hetuesve lidhur me versionin e tij të ngjarjes.

Doshi i qëndroi versionit të deklaruar publikisht, se Meta ka paguar 600 mijë euro për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat të Lezhës, Mhill Fufi, për motive që ai thotë se nuk i di.

Pas Metës edhe Tahiri në Prokurori

Pas paraqitjes së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta ka qenë radha e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për t’u paraqitur në Prokurori.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar Tahiri është paraqitur në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Para paraqitjes në Prokurori mësohet se Tahiri ka takuar Metën.

Në orën 12:00 është radhë e kryeministrit Rama për t’u paraqitur në Prokurori.

Meta: Jam i gatshëm të ballafaqohem me Tom Doshin në Prokurori
Kryetari i Kuvendit u paraqit sot në Prokurori, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së saj për të dëshmuar lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi se ka porositur vrasjen e tij dhe të deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Pas dëshmisë së dhënë, Meta ka folur për gazetarët ku ka theksuar disa herë se është i gatshëm të ballafaqohet me Tom Doshin dhe Sali Berishën.

Meta tha se pas akuzave të Doshit qëndron Berisha.

“Siç e shihni sapo kam përfunduar dëshminë time me thirrjen e bërë nga Prokuroria e Krimeve të rënda dje dhe i jam përgjigjur pyetjeve të bëra nga prokurorë e kësaj çështjeje, lidhur me akuzat dhe pretendimet e zotit Doshi dhe zotit Berisha në lidhje me tentativën e gjoja vrasjeve të dy deputetëve. Konfirmoj gatishmërinë time totale për të qenë në dispozicion në çdo moment dhe çdo ditë përfshi të shtunën e të dielën, përveç të enjten që e kam shpallur ditën e doktorit, në mënyrë që bashkëpunoj me prokurorinë për hetimin e plotë të kësaj çështje, duke ju nënshtruar ligjit. Gjithashtu do të përballesha me Doshin e Berishën dhe cilindo që ka prova”, ka thënë Meta.

Meta në prokurori për të dhënë dëshminë e tij

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë lidhur me akuzat e bëra në drejtim të tij nga ish-deputeti socialist Tom Doshi.

Tom Doshi ka akuzuar Kreun e Kuvendit Ilir Meta se ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi.

"Vrasja" e Doshit, sot dëshmojnë në Prokurori Rama, Meta, Berisha dhe Tahiri

Skenari për vrasjen e deputetit Tom Doshi, sipas të cilit ishte përgatitur nga njerëz me pushtet, ka bërë që Prokuroria për Krimet e Rënda të thërrasë disa zyrtarëve të lartë të shtetit për të marrë deklarimet e tyre. Shtatë zyrtarë, mes të cilëve edhe krerët e mazhorancës, u ftuan nga organi i akuzës që të paraqiten ditën e sotme për të dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat e hetimit, pasi Doshi ka dëshmuar se ata kanë dijeni për hetimin. Në një njoftim, prokuroria bëri të ditur ka ftuar kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, deputetët Mark Frroku dhe Mhill Fufi, si dhe ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beci, aktualisht i komanduar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Në listën e personave të thirrur për të dëshmuar në prokurori figuron edhe ish-Kryeministri, Sali Berisha. “Në bazë të deklarimeve publike të bëra në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e enjte, të cilat mund të jenë të vlefshme për këtë hetim, Prokuroria për Krime të Rënda fton zyrtarisht të japë dëshminë e tij, Sali Berisha, deputet në Kuvendin e Shqipërisë” thuhej në deklaratën e Prokuroria, e cila ka argumentuar shkakun e thirrjes së tij për të dhënë deklarime. Mes shtatë personave, të cilët janë thirrur në prokurori për të dëshmuar rreth skenarit për vrasjen e Doshit, rezulton edhe deputeti Mark Frroku, emri i të cilit nuk është përmendur publikisht nga ministri Tahiri, i cili, dy ditë më parë, zbardhi koronoligjinë e ngjarjes së dëshmuar nga Doshi në shtator të vitit të kaluar apo edhe nga vetë ky i fundit. Ndonëse gjashtë personat e tjera janë përmendur publikisht në një mënyrë apo tjetër në këtë histori, thirrja e Mark Frrokut në prokurori është e mistershme edhe për vetë atë.

Burime nga prokuroria thanë për “Shekullin” se Frroku u shtua në listën e të ftuarve për të dëshmuar pas marrjes në pyetje të Tom Doshit ditën e djeshme. Dyshohet se gjatë rrëfimit gjashtë orësh para organit të akuzës, Doshi ka përmendur edhe em in e kolegut të tij Mark Frroku. Ndërkohë që jashtë listës së personave që u thirrën për të dhënë deklarimet e tyre ditën e sotme, janë pesë personat, të cilët, sipas rrëfimit të Doshit, në shtatorin e kaluar kanë porositur ekzekutimin e tij me urdhër nga njerëz me pushtet. Sipas deputetit ata kanë pajtuar 36-vjeçarin Durim Bami nga Fushë-Kruja si personin i cili do të kryente atentatin kundrejt një shumë të konsiderueshme parash. Bëhet fjalë për Fatjon Skënderin, ish-shofer i kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu, i cilësuar si ndërmjetës në këtë “atentat”. Gjithashtu nuk janë thirrur Agron Kuliçi, ish-zëvendës drejtor i Policisë së Shtetit, Ymer Lala, dhe Ylli Xhoxhallari, të cilët gjithashtu janë përmendur nga Tom Doshi si të implikuar në skenarin e atentatit që sipas tij dështoi falë pendimit të vrasësit me pagesë, Durim Bami.

PO-të e zyrtarëve

Ftesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me skenarin e vrasjes së deputetit Tom Doshi u janë përgjigjur pozitivisht tre zyrtarët e lartë të shtetit. Pas deklaratës publike së organit të akuzës për t’u paraqitur në Prokurori, nuk ka vonuar përgjigjja e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët bënë publik konfirmimin e tyre për të dëshmuar në lidhje me pretendimet e deputetit Tom Doshi. I pari që ka pran uar ftesën ka qenë Ilir Meta, i cili do të paraqitet sot në orën 08:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij. Më pas, ministri Tahiri i tha “Po” ftesës së organit të akuzës dhe pritet që të japë deklarimet e tij në orën 10:00. Dy orë pas ministrit të Brendshëm, në Prokurori do të shkojë Kryeministri. Rama pranoi ftesën e Prokurorisë dhe do të dëshmojë sot në orën 12:00.

Ndërkohë që sot pritet të prishet “magjia” e dy dekadave që pengonte ish-Kryeministri Sali Berisha të shkelë në Prokurori. Berisha deklaroi mbrëmë para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar të PDsë se do të paraqitet në Prokurori nëse e thërrasin, por ai mohoi se kishte marrë ftesë për t’u paraqitur. Megjithëse i thirrur disa herë në 20 viteve për të dëshmuar në Prokurori në kuadër të hetimeve për ngjarjet kriminale, Berisha nuk e ka parë asnjëherë derën e organit të akuzës. Deri në orët e vona të mbrëmjes nuk i janë përgjigjur publikisht ftesës zyrtarë të Prokurorisë deputetët Mark Frroku dhe Mhill Fufi, si dhe ish-kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Eugen Beci për të dhënë sot dëshminë e tyre në lidhje me hetimin e nisur kryesisht në bazë të deklarimeve publike të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, i cili ka deklaruar edhe dje para grupit hetimor se ndaj tij dhe ndaj deputetit tjetër të Mhill Fufi, ka pasur një tentativë për vrasje.

Të thirrurit:

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm

Sali Berisha, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Mark Frroku, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Mhill Fufi, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Eugen Beçi, ish-Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda

“Të implikuarit”

Fatjon Skënderi, ish shofer i kryetarit të PR-së Fatmir Mediu, ndërmjetësi

Agron Kuliçi, ish-drejtor i Policisë së Shtetit

Agim Rama, kunat i ish-kryeministrit Sali Berisha

Ymer Lala

Ylli Xhaxhollari, pronar i lokalit “Viva”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat