Elbasan, 471 qytetarët që duhet të tërheqin faturën e parcelës ndërtimore

Shqipëria

Elbasan, 471 qytetarët që duhet të tërheqin faturën e parcelës ndërtimore

Më: 6 mars 2015 Në ora: 00:46

Dega e ALUIZNI-t në Elbasan publikoi dje listën emërore të 471 qytetarëve që duhet të paraqiten pranë zyrave të saj, për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.

Sipas ligjit nr. 50, dt. 27.06.2014, të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit.

Mbas 45 ditësh, nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë. Gjithashtu, qytetarët do të përfitojnë edhe një zbritje, 10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike.

Nëse poseduesit e ndërtimit pa leje, nuk e shlyejnë plotësisht detyrimin financiar për parcelën ndërtimore, brenda 6 muajve, nga data e njoftimit, pasuria e paluajtshme, e fituar në bazë të ligjit 9482, datë 03.04.2006, do të regjistrohet pranë ZVRPP-së, me barrë hipotekore, deri në shlyerjen e këtij detyrimi.

Lista Elbasan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat