Kreshnik Spahiu: PS + LSI = ISIS

Shqipëria

Kreshnik Spahiu: PS + LSI = ISIS

Më: 6 mars 2015 Në ora: 00:20

Kreshnik Spahiu ka reaguar menjëherue pas sulmeve që kryeministri Edi Rama ka adresuar ndaj tij në emisionin Opinion në TV KLAN me Blendi Fevziun. Në rrjetin social Facebook Kreshnik Spahiu lideri kuqezi ka shkruar: “PS + LSI = ISIS”.

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër Kreshnik Spahiun pas akuzave që lideri KuqeZi i ka bërë atij se ka marr nga Tom Doshi 4 milion euro. Kryeministri Rama e ka quajtur ekstremist dhe e ka fyer “sorrë” liderin e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, transmeton Albeu.com.

Pas pyetjet së moderatorit Blendi Fevziu nëse Tom Doshi ka qenë sponsor i Partisë Socialiste, duke u bazuar në deklaratën e Kreshnik Spahiut e bërë një natë më parë në “Opinion”, ku ai deklaroi se Tom Doshi ka shpenzuar 4 milion euro për PS-në, kryeministri Rama pasi ka pyetur disa herë se kush ishte personi që e ka thënë këtë, ka marrë përgjigjen se është Kreshnik Spahiu.

Duke buzëqeshur, Rama thotë se janë shpifje dhe ska marr asnjë qindarkë duke aluduar në Kreshnik Spahiun ndërsa të njëjtën fjalë ka përdorur edhe më pas teksa fliste për kryetarin e Aleancës Kuq e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat