Tiranë, hapen portat e digës së Bovillës,uji arrin pikën maksimale

Shqipëria

Tiranë, hapen portat e digës së Bovillës,uji arrin pikën maksimale

Më: 5 mars 2015 Në ora: 22:55

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme ka bërë që Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka hapur portën e shkarkimit në Ujëmbledhësin e Bovillës, nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm një pjesë e mirë e Kryeqytetit.
UKT shprehet se hapja e portave të shkarkimit ka qenë e nevojshme pas niveli i ujit ka arritur në pikën maksimale. UKT thekson se hapja e portave të shkarkimit u bë në mënyrë të kontrolluar dhe do të qëndrojnë të hapura deri në rikthimin e ujit në parametrat normal.
Gjithashtu UKT paralajmëron se ata që jetojnë përgjatë lumit të Tërkuzës duhet të tregohen të kujdesshë, pasi hapja e portave shkarkuese të Bovillës, pritet që të sjellë edhe një rritje të lumit të Tërkuzë që kalon nga Zall Herri dhe Kamza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat