Pak minuta shi, përmbytën sërish Vlorën

Shqipëria

Pak minuta shi, përmbytën sërish Vlorën

Më: 5 mars 2015 Në ora: 22:10

Reshjet e shiut që ranë gjatë mbrëmjes kanë bërë që qyteti i Vlorës të përmbytet gati i gjithi, ndërsa lëvizja për makinat e vogla është bërë thuajse e pamundur.

Burime nga qyteti bregdetar thonë se rruga nga “Te kulaçi” në Skelë e deri tek Aulona është e pakalueshme nga mjetet e vogla.

Ndërsa rruga që të çon nga porti në drejtim të rrugës “Albano Romina” është me rrezik të lëvizës.

Rrugët e tjera që të çojnë për në lagjet, “10 korriku”, “Centrale” e shumë të tjera janë rrezik kalimi pasi të gjitha kanalet janë të bllokuara.

Në këto zonat duhet të keni kujdes me lëvizjet me makina të vogla, pasi rrezikoni seriozisht.

Ndërkaq reshjet e dëborës në veri të vendit, kanë bërë që në Tropojë trashëshia të shkojë në 50 cm.

Kryebashkiaku i Bajram Currit, Agron Demushi ka bërë të ditur se prej mëngjesit qyteti është pa energji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat