Preken nga zgjerimi i Unazës, romët protestojnë para Kryeministrisë

Shqipëria

Preken nga zgjerimi i Unazës, romët protestojnë para Kryeministrisë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 21:22

Prishja e disa ndërtimeve në “Unazën e Re” ka bërë që dhjetëra familje të protestojnë para Kryeministrisë ditën e ditën e sotme.

Banorët që preken nga ndërtimi i “Unazës së re” kanë protestuar sot kundër prishjes së banesave të tyre, duke injoruar edhe reshjet e shiut.

Në protestë merrnin pjesë rreth 60 familje të komunitetit rom në Selitë. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që tu sigurojë banesa të tjera ku të jetojnë para se t’i prishë shtëpitë ku strehohen.

“Të varfër jemi, po na lini edhe të pastrehë. Po na merrni shpirtin. Ju po na detyroni që të kërkojmë azil në BE”, shkruhej në banderolën që mbanin në duar protestuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat