Bamir Topi: Berisha sot bëri autogol, pengoi hetimet për 21 Janarin. PD s’ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen e Metës

Shqipëria

Bamir Topi: Berisha sot bëri autogol, pengoi hetimet për 21 Janarin. PD s’ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen e Metës

Më: 5 mars 2015 Në ora: 21:02

Kreu i Partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi është shprehur se PD nuk ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen e Ilir Metës, pa u vërtetuar akuzat ndaj tij.

“Ky është parlamenti më pak intelektual që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

Vendi dhe qytetarët ndihen të pashpresë dhe të rrezikuar për jetën.
Opozita nuk mund të kërkoje dorëheqje ende pa u verifikuar asnjë akuzë për çështjen në fjalë.
Berisha sot bëri një autogol me deklaratat e tij.

Nuk mund të flasë Berisha për pengim hetimesh kur ishte ai që pengoi hetimet për Gërdecin dhe 21 janarin.
Ky është standardi i i mendjeve kriminale që kanë sjellë dëmtimin e pushtetit,” , theksoi ish presidenti Bamir Topi, i cili i bëri këto deklarata nga Elbasani, ku mori pjesë në aktivitetin zgjedhor të kësaj dege.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat