Gjosha: BE, e paplotë pa Shqipërinë dhe Kosovën

Shqipëria

Gjosha: BE, e paplotë pa Shqipërinë dhe Kosovën

Më: 5 mars 2015 Në ora: 19:36

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim, një grup studentësh nga Kosova.

Gjatë bisedimit me ta, ministrja nënvizoi se të gjitha vendet e rajonit duhet ta shohin integrimin jo si një proces të ndarë që i përket vetëm vendeve të tyre, por si një proces i cili mund të realizohet më lehtësisht dhe më me efektivitet nëse të gjitha këto vende bëhen pjesë e projekteve të përbashkëta dhe thellojnë bashkëpunimin.

Ministrja Gjosha përshëndeti këtë vizitë, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të arritur sa më shpejt në këtë destinacion.

“Për ne, Evropa është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor, pa Shqipërinë, pa Kosovën apo dhe të gjithë vendet e tjera aspirante, ndaj jam e bindur se duke u bërë bashkë, duke nxitur nisma që i shërbejnë zhvillimit të secilit nga vendeve tona, ne mund të integrohemi më shpejt”, tha ministrja Gjosha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat