Eurodeputeti Charles Tannock: Çështja Doshi ngjan me një skenar filmi Hollivudi

Shqipëria

Eurodeputeti Charles Tannock: Çështja Doshi ngjan me një skenar filmi Hollivudi

Më: 5 mars 2015 Në ora: 18:14

Në një intervistë eskluzive për ABC News, eurodeputeti Charles Tannock, që është raportuesi në hije për Shqipërinë, është shprehur, se çështja Doshi ngjan me një skenar filmi Hollivudi. Charles Tannock shpreson, që këto akuza të mos të jenë të vërteta, pasi nëse ato do të provoheshin si të vërteta, sigurisht që do të ishte shumë shqetësuese, destabilizuese dhe e disfavorshme për vendin . Këtë intervistë , eurodeputeti Charles Tannopck e ka dhënë pas takimit të grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të Komisionit të Jashtëm të PE-së, ku pati një shkëmbim idesh me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
Shqipëria po përjeton një situatë të jazhtakonshme politike. Deputeti i mazhorancës Tom Doshi ka akuzuar kryetarin e Parlamentit , që ka udhëruar vrasjen e tij dhe të një deputeti tjetër. Sipas Tom Doshit, kryeministri ka qenë në dijeni dhe ministri i brendshmë është takuar me atë që pretendohet që të jetë vrasësi. Ç’mendoni për këtë situatë?

Nëse nuk do të ishte kaq serioze, do të kujtoja se ishte skenar i një filmi të Hollivudit. sepse është e pabesueshme. Jam i informuar për çështjen Doshi dhe për akuzat në drejtim të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, përfshirë këtu edhe në drejtim të kunatit të Berishës. Tingëllon vërtet shumë e komplikuar. Kam marrë informacion nga një deputet shqiptar që shprehte shqetësim për këtë çështje. Unë e kam ngritur çështjen në takimin që patëm me ministrin e jashtëm të Shqipërisë. Ai më siguroi, se organet e ligjzbatuese në Shqipëri janë duke kryer hetimet, se ssnjë nuk qëndron mbi ligjin dhe se e gjithë çështja do të trajtohet në mënyrë tërësore në aspektin ligjor. Nuk di ç’të besoj për momentin. Komentet nuk do të ndihmonin në një rast të tillë. Duket se është një çështje kriminale. Janë bërë akuza serioze dhe duhet të trajtohet përmes proçedurave përkatëse. Nga ana tjetër duket shumë komike. Nuk e marr shumë seriozish. Mendoj që Tom Doshi po përdor kërcënimin. Shpresoj që kjo mos të jetë e vërtetë, sepse sinqerisht është shumë destabilizuese edhe në aspektin ndërkombëtar për Shqipërinë.
Pikërisht, pyetja tjetër është lidhur me këtë. Si ndikon një situatë e tillë për një vend kandidat për anëtraësimin në BE ? për stabilitetin e tij politik dhe reformat e integrimit?

Nëse kjo provohet që ëhstë e vërtetë, sigurisht që do të jetë shumë shqetësuese destabilizuese dhe e disfavorshme për vendin. Shpresoj, që çështja të hetohet dhe që të mos ketë bazë apo substancë për këto akuza. U përket autoriteteve që merren me trajtimin e çështjeve kriminale në vend. Unë nuk i kam të gjitha detajet, vetëm ato përmes shtypit dhe një email të një deputeti shqiptar. Ministri i jashëm më tha që Prokuroria e Përgjithshme dhe policia po merret me trajtimine akuzave. Le ti lemë organet përkatëse të kryejnë detyrën e tyre. Ajo që do të thoja si raportues në hije për Shqiërinë, është që asnjë nuk qëndron sipër ligjit dhe nëse ka imunitet parlamentar, ai duhet të hiqet në këtë rast. Por shpresoj vërtet, që policia nuk do të gjejë fakte për këto akuza të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat