Topi: Pa verifikuar akuzat, PD s’mund të kërkojë dorëheqjen e Metës

Shqipëria

Topi: Pa verifikuar akuzat, PD s’mund të kërkojë dorëheqjen e Metës

Më: 5 mars 2015 Në ora: 18:09

Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi mori pjesë në aktivitetin zgjedhor të degës së Elbasanit.
Gjatë takimit Topi ka komentuar nga Elbasani situatën e fundit politike në vend të krijuar pas akuzës së Tom Doshit duke thënë se ky është parlamenti më pak intelektual që ka njohur historia parlamentare.

Kreu i FRD Bamir Topi gjatë fjalës së tij ka thënë se PD nuk ka asnjë të drejtë që të kërkojë dorëheqjen e Metës për aq kohë sa ende nuk ka asnjë akuzë të vërtetuar. Po ashtu sipas ish-presidentit Topi sot Shqipëria ka Kuvendin më pak intelektual që ka pasur ndonjëherë. Ndërkohë Topi ka akuzuar edhe Berishën duke thënë se ai është personi më pak i përshtatshëm për të folur rreth pengimit të hetimeve, kur ai vetë ka penguar hetimet për Gërdecin dhe 21 janarin.

“Ky është parlamenti më pak intelektual që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.
Vendi dhe qytetarët ndihen të pashpresë dhe të rrezikuar për jetën.
Opozita nuk mund të kërkoje dorëheqje ende pa u verifikuar asnjë akuzë për çështjen në fjalë.
Berisha sot bëri një autogol me deklaratat e tij. Nuk mund të flasë Berisha për pengim hetimesh kur ishte ai që pengoi hetimet për Gërdecin dhe 21 janarin.

Ky është standardi i i mendjeve kriminale që kanë sjellë dëmtimin e pushtetit," - tha Topi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat