“Dorëheqja e Metës parakusht për hetimin”

Shqipëria

“Dorëheqja e Metës parakusht për hetimin”

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:55

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar sërish largimin e Ilir Metës nga drejtimi i Kuvendit. Me anë të një konference për median, Basha tha se pa u larguar Meta nga kreu i Kuvendit nuk ka hetim.

Basha tha gjithashtu se dy pushtetet, ekzekutivi dhe legjislativi janë bërë bashkë për ti bërë bllok hetimit.

“Dorëheqja e Ilir Metës është parakushti për hetimin e kësaj çështje.

Por siç e di i madh e i vogël, dy pushtetet, ekzekutivi i Ramës dhe legjislativi i Metës janë bërë bllokur kundër hetimit.

Dyshja Meta-Rama por bëjnë çfarë është e mundur që shqiptarët të mos marrin vesh se çfarë po ndodh.

Janë ata Rama e Meta që i kanë manipuluar dëshminë.

Rama-Meta janë në ankth pas deklarimeve të superdeputetit, mikut të tyre për kokë dhe kanë përhapur informacione të rreme në media për të manipuluar opinionin publik.

Nuk e kam takuar asnjëherë vrasësin që kishte marrë porosi për të dy deputetët, thotë drejtori i policisë, ministri i brendshëm e përgënjeshtron.

Ministri i Brendshëm del dhe e thotë me krenari se e ka takuar atentatorin.

Sot ministri i Brendshëm mori certefikimin nga kryeministri i tij se ka qenë në rregull që prej 6 muajsh nuk ka arrestuar atentatorin.

Rama e Meta po i thonë prokurorisë që mos u lodhni sepse vendimi është marrë nga ata.

Por PD-ja nuk do të ndalojë dhe të zbardhë përfundimisht këtë çështje.

Parakush është dorëheqja e Ilir Metës”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat