Ambasadori franceznë Shqipëri: Do doja të shihja një parlament ku flitet dhe jo ulëritet

Shqipëria

Ambasadori franceznë Shqipëri: Do doja të shihja një parlament ku flitet dhe jo ulëritet

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:49

Ambasadori francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi nuk ka pranuar të komentojë situatën aktuale politike në vend, që pasoi akuzat e deputetit Tom Doshi, për organizimin e një atentati ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Nga Shkodra, ambasadori francez tha se do të kishte dashur që gjatë ditës së sotme të shihte një parlament “ku ligjvënësit do të flisnin dhe jo ulërisnin”.

Në lidhje me kërkesat e shqiptarëve për azil politik në Francë, ambasadori Fitoussi tha se asnjë kërkesë nuk do të pranohet. Megjithatë ai siguroi se kërkesat për azil nuk rrezikojnë statusin kandidat të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat