“Je burri i Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit?”

Shqipëria

“Je burri i Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit?”

Më: 5 mars 2015 Në ora: 13:23

Pas akuzave për Shkëlzen Berishën nga Ilir Meta me thirrje të njëpasnjëshme në Kuvend, një reagim ka ardhur nga djali i Berishës duke u përgjigjur me anë të një postimi në Facebook.

"Burri Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit ?

Gjithë bota, e dëgjon me zë dhe e sheh me figurë, duke vjedhur me bllok në dore por Iliri thotë se paska dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin.

Gjithë bota dëgjon sesi akuzohet me zë dhe figurë për vrasje, por kësaj radhe nuk e jep doreheqjen prej Shkëlzenit.

Që nuk vlen as për kryetar partie e as për kryetar parlamenti kjo është krejt e qartë, dilema ngelet nëse në krye të parlamentit është burri Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit", ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat