Rama premton: Do ndahemi nga bota e krimit

Shqipëria

Rama premton: Do ndahemi nga bota e krimit

Më: 5 mars 2015 Në ora: 13:22

Kryeministri Edi Rama foli pas seancës së Kuvendit. Ai komentoi çështjen e akuzave të deputetit Tomë Doshi.

“Kjo është një shfaqje shumë e trishtueshme në të cilën janë përfshirë një tufë politikejsh dhe rrugeçërish, që fatkeqësisht të parët kujtojnë se përfitojnë nga të dytët dhe të dfytët përpiqen të përfitojnë nga të parët dhe kostoja është për shqiptarët, që presin të dëgjojnë nga parlamenti për reformat, për ligjet, për të cilat ka nevojë procesi i integrimit të vendit,” tha Rama, duke shtuar se në vend të kësaj shqiptarët dëgjuan “përroin psiqik të ish- kryeministrit”.

“Është për të ardhur keq që Shqipëria sot jo nuk ka opozitë, por ka një opozitë, e cila përveçse ka braktisur misionin e saj për të përfaqësuar zërin e qytetarëve që e kanë votuar, është kthyer në zërin e skutave më të errëta, të një bote me të cilën politika është e vendosur të ndahet dhe Shqipëria do ndahet me patjetër,” tha Rama.

“Sa i takon çështjes konkrete. Sot ish- kryeministri na dha hapur atë që në fakt ka qenë për të gjitha vitet e qeverisjes së tij, standardi i tij, një njeri në krye të pushtetit, që i mbyll gojën prokurorisë dhe që ende ka lënë pa përgjigje 21 Janarin, ka lënë pa përgjigje shumë e shumë drama e skandale. Ne kemi një standard tjetër, standardin e punëve të ndara. I takon procesit hetimor të zbardhë të vërtetën e kësaj farse që na turpëron të gjithëve. Merreni me mend ç’dëgjojnë dhe ç’kuptojnë partnerët tanë ndërkombëtarë,” tha Rama, duke shtuar se ministri i Brendshëm e zbardhi këtë farsë një ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat