Berisha: Meta iu lut djalit tim të mos dorëhiqej

Shqipëria

Berisha: Meta iu lut djalit tim të mos dorëhiqej

Më: 5 mars 2015 Në ora: 13:06

Në seancën e sotme plenare kreu i Kuvendit Ilir Meta përmendi edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përfshirje në aferën kurroptive të vitit 2011.

“Ilir Meta i është lutur djalit tim që të ndërhyjë tek mua, që ai mos të japë dorëheqjen”. Kështu e shpjegon ish-kryeministri Berisha përfshirjen e Shkëlzen Berishës në ngjarjet e vitit 2011 kur Ilir Meta dha dorëheqjen, pas videos ku flitej për 700 mijë euro për një koncesion.

“Duke pasur si kusht themelor dorëheqjen e Ilri Metës të akuzuar për dy vrasjet nga viktima dhe nga doresi, Ilir Meta i përgjigjet me alibira dhe vendosmërinë për të qëndruar aty me botën e krimit. Në përpjekjen e tij për tu kapur si fije bari ka nxjerrë tezën në të cilën mashtron se Tom Doshi ka kaluar te PD-ja.

Njeriu më i sulmuar ose njeriu që ka sulmuar më shumë Tom Doshin është Sali Berisha. Njeriu që bënte fluturime me helikopter qeveritar ishte Meta, sepse kishe nevojë jetike për të, por Berisha nuk është për veprime antiligjore ndaj askujt. Nëse besoni mashtrime të tilla të Metës…Ilir Meta tregon se kufijte e zhytjes në krim nuk kanë kufi. Në fillim Meta tha se këtë e ka organizuar kunati i Berishës. Videoja tregon qarte se…kush e kishte sponsorizuar Bamin”, tha Berisha.

Pyetjes së gazetaërëve jashtë mjediseve të Kuvendit se a ka lidhje Shkëlzeni me ngjarjet e vitit 2011, Berisha tha se ka lidhje pasi e përfshiu Meta duke iu lutur që të ndërhynte tek ai për të mos dhënë dorëheqjen.

“Po ka lidhje, se Ilir Meta mendon se djali im nuk…djali im të cilit i ishte lutur Ilir Meta që të ndërhynte tek i ati nuk ndërhyri, kaq ishte e gjitha puna, sepse Ilir Meta nuk donte të jepte dorëheqjen dhe u detyrua të japë dorëheqjen. Unë e dua shumë djalin tim, e dua shumë djalin tim, por natyrisht detyra shtetërore është detyrë. Kjo është puna”, tha ish-kreu i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat