Doshi fshin videon e darkës së “organizatorëve” të vrasjes

Shqipëria

Doshi fshin videon e darkës së “organizatorëve” të vrasjes

Më: 5 mars 2015 Në ora: 12:39

Në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi publikoi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social ‘Facebook’ një video sipas të cilit pretendohet se është një pjesë e grupit që ka organizuar atentatin e mundshëm ndaj tij, rreth 6 muaj më parë.

Video është filmuar në lokalin “Viva” në zonën e ish-bllokut, ku Doshi thotë se mblidheshin personat që ishin urdhëruar për të organizuar eliminimin fizik të tij. Por mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 10:00, kjo video është fshirë nga profili zyrtar i Doshit. Në Facebook-un e Tom Doshit kanë mbetur të publikuara vetëm disa foto të shkëputura nga video e fshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat