Berisha paralajmëron trazira: Vetëm dorëheqja e Metës çon në zgjidhje paqësore

Shqipëria

Berisha paralajmëron trazira: Vetëm dorëheqja e Metës çon në zgjidhje paqësore

Më: 5 mars 2015 Në ora: 12:13

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar dhe për trazira. Ai ka thënë se vetëm dorëheqja e Metës, mund të çojë në një zgjidhje paqësore. Ai ka shpërthyer në britma, duke kërkuar dorëheqjen e Metës.

Berisha: Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë që sot më shumë se kurrë që ngjet si një skenë krimi. Për fatin tonë,dhe më të keq të qytetarëve, në këtë parlament që kur është hapur ky sesion deri tani nuk flitet gjë tjetër veçse për krim. Si kurrë ndonjëherë në histori ishim ne që me përpjekje të jashtëzakonshme arritën në BE, dhe të parët që e denoncuan ishin ambasadat, dhe arritëm me mbështetjen e fuqishme një marrëveshje jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin. Kjo ishte marrëveshja e dekriminalizimit. Kjo
marrëveshje në njërin aspekt mund të shndërrohet në levën e arkimedit, për të nxjerrë politikën nga spiralet e krimit. Kjo marrëveshje, nëse bllokohet mund të shndërrohet në një përballje që Shqipëria nuk e ka njohur më parë. por çfarë ndodh? Jo në opozita, por nga pozita vjen një akuzë që unë këtu e kisha denoncuar disa herë. Kisha tentuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit, dhe nëse ka një njeri që ka qenë më agresiv ndaj Tom Doshit është Sali Berisha.
Por ka një gjë. Sali Berisha është njeri i ligjit, as për Tom Doshin as për Kokëdhimën, as për Ramën, as për Metën, nuk kërkoj kurrë përvecc ligjit asgjë tjetër. Harrojeni ju. nuk ka forcë në botë që të më ccojë përtej kësaj. Tre muaj më parë njerëzit që thirri Ilir Meta për të më faturuar vrasjen e Tom Doshit ia përplasën në sy. Unë e mora vesh, as që u shqetësova, meqë afera ishte mes jush dhe ju po e mbyllni. Nuk u mora ndonëse ata më çuan fjalë, të cilët më
thanë se është Ilir Meta që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj. Doli që një prej deputetëve tuaj, edhe ty Paulin do të përdorë si Toma dhe do ta pësosh më keq.

Meta: Po ti zotëri e paske ditur para 3 muajsh dhe nuk e ke denoncuar?

Berisha: E kam denoncuar në parlament.

Meta: Vazhdo se e nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie.

Meta: Ky mezi po priste të ndodhte vrasje brenda maxhorancës.

Berisha: Nëse mezi po prisja je i pamend sepse nuk do ta denoncoja në parlament. Unë nuk kam instrument tjetër., akti i parë që bëri i akuzuari, që u akuzua direkt nga viktima, tha këtë e ka Sali Berisha. Fajin e ka Saliu. Po logjikë njerëzore përveç Ilir Metës nuk ka. Tani për t’i rënë më shkurt, unë mendoj se në këtë moment kritik për vendin duhet t’i japim shans hetimi sepse unë mbetem njeri i vendosur tek ligji. Sepse është në interesin absolut që t’i japim ligjit mundësinë të zbatohet. Ky është kushti më minimal. Për t’i dhënë mundësinë minimale ligjit të veprojë,
për ne që na ccove në këto skenare, dhe çdo gjë që mund të ju ndodhë ju, nuk do të keni hetues Prokurorin, por Saimir Shullazin. Kjo është situata. Ndaj dhe Saimir Shullazi, doli pasi e përpunoi Bamin e tij, heshti dhe doli e përbalti nga Prokurori i Përgjithshëm e gjithë botën për të shpëtuar Ilir Metën. Situata është kritike. Ne kërkojmë që Ilir Meta si i akuzuari kryesor, për një akuzë të padëgjuar në 25 vite, të heqë dorë nga Kryetari i Parlamentit, të kthehet deputet dhe të bëhen hetimet. Për ne politikisht sa më gjatë ta mbani aq më shumë do të kundërmojë. Ne nuk kemi interesa politike, por të qytetarëve.

Berisha: Po të them një gjë, vetëm sa fakton shkallën e krimit, sepse more i mjerë, ai që mendon se këkron të shesë Tom Doshin si të Sali Berishës, është njeriu më i sulmuar së bashku me Koço Kokëdhimën, Edi Ramën dhe Saimir Tahirin. Hapi rrugën hetimit, jep dorëheqjen, mos shfrytëzo votat e krimit. Je kokë e qelbur.

Meta: Ruaje zërin. Jepjani ilaçet sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit. Zoti Beqaj merrni masa. Berisha: Jep dorëheqjen.

Berisha: Kjo alibi është e turpshme. Po qeshin deputetët e maxhorancës për marrëzinë që thua. Tom Doshi nuk ka asnjë lidhje dhe s’do të ketë lidhje. Tom Doshi është njeriu që ti e merrje me helikopter dhe fluturoje Alpeve.

Meta: Këto janë përrallat e supergjyshit që ia tregon supermbesës.

Berisha: Më mirë jep dorëheqjen mos e ço vendin aty ku nuk duhet.

Meta: Ulu doktor se nuk ke moshë ti për të ngrohur vezët e krimit.

Berisha: Nuk pranuan kurrë të nënshkruajnë marrëveshje përmbajtës të krimit të shtetit.

Meta: E kam dhënë dorëheqjen njëherë për Zenin, nuk është faji im që të kërcënon Dritan Prifti me video për Zenin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat