Tom Doshi mbërrin në Prokurori bashkë me provat që dëshmojnë komplotin për eleminimin e tij

Shqipëria

Tom Doshi mbërrin në Prokurori bashkë me provat që dëshmojnë komplotin për eleminimin e tij

Më: 5 mars 2015 Në ora: 12:06

Ashtu siç edhe pritej deputeti Tom Doshi ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar mbi vrasjen e mbetur në tentativë të tij dhe të deputetit të PD-së, Mhill Fufi por rreth një orë e gjysmë me vonesë.

Doshi do tu dorëzojë sot prokurorëve të çështjes të gjitha provat që disponon përfshi edhe video-regjistrimin prej 37 minutash, ku personi i paguar për vrasjen, Durim Bami rrëfen gjithë të vërtetën e tij.
Mbrëmjen e së mërkurës, Prokuroria i dërgoj një urdhër-paraqitjeje deputetit Doshi, i cili e detyronte që paraqitej sot që në orën 8:00 të mëngjesit në organin e akuzës për të dëshmuar për vrasjen e mbetur në tentativë. Sipas prokurorisë ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e kryerjes së veprës penale për qëllime të hetimit të “Procedimit penal” nr.63 të vitit 2015 për veprën penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” të mbetur në tentativë.

Po dje edhe vetë Doshi deklaroi se kishte kontaktuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe do të paraqitej sot për të dhënë provat e tij për këtë çështje. Paraprakisht Doshi publikoi në faqen e tij zyrtare të Facebook një pjesë të video-regjistrimit rreth 8 minuta, ku shfaqej Durim Bami, i ndaluar nga prokuroria pikërisht për “Vrasje të mbetur në tentativë”, të Doshit dhe Fufit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat