Paloka akuza Metës: Je turp i Kuvendit, akuzohesh për vrasës me pagesë

Shqipëria

Paloka akuza Metës: Je turp i Kuvendit, akuzohesh për vrasës me pagesë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 12:04

Partia Demokratike ka vendosur të bllokojë sot seancën parlamentare të Kuvendit duke kërkuar që në të të diskutohet sot vetëm mocioni i mosbesimit i nënshkruar prej saj. Kryesore për ta të jetë kërkesa e tyre për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Metës, pasi ai nuk mund të jetë në krye me akuzat e ngritura prej tij.

Meta: Çfarë kërkoni?

Paloka: Ne kërkojmë që ju të mos qëndroni në atë karrige, në atë parlament!

Meta: Çfarë kërkon nga unë?

Paloka: Kërkojmë dorëheqjen tënde!

Meta: Ju keni nënshkruar mocionin për shkarkim, zbatoni procedurat!

Paloka: Ju jeni akuzuar për vrasës me pagesë, mund të na kërkoni dhe zbatimin e rregullores….

Meta: Keni firmosur kërkesën për shkarkim, ta fillojmë?

Paloka: Ja si qeshin këta. Vazhdoni ju, por jeni akuzuar nga deputeti juaj për vrasje me pagesë

Meta: Ai nuk është deputeti ynë, është deputeti juaj. Mund ta bëni dhe kryetar, nuk bëhemi xheloz ne

Paloka: Ai ishte 12 vjet aty në parlament, por s’e doni se ju doli nga rreshti. Ne s’mund të pranojmë këtë mënyrë, se shqiptarët aty jashtë po përfundojnë nëpër burgje për 600 lekë, po vrasin veten.

Meta: Z.Paloka, e keni kaluar kohën…

Paloka: Z.Kryetar, nuk po të themi që jeni vrasës, por dorëzohuni para drejtësisë e të zbardhni akuzat. Fakti që nxjerr Spartak Brahon që të krijojë tymnajë…Fakti që ministri i Brendshëm pret vrasës në takime informale…

Meta: Znj.Topalli, e kuptoj padurimin tim që të iki unë dhe të zini vendin….

Paloka: Ministri juaj nuk thotë se ka pasur dijeni për vrasjen; nxjerr gënjeshtra drejtorin e Policisë; pastaj thotë se ka takuar vrasjen…Thirren familjarët e deputetit të PD-së për t’i mbushur mendjen se vrasjen e ka kërkuar Berisha. Përditë do të ketë ngjarje të rënda e të zeza këtu, nëse nuk reagojmë. Dilni para drejtësisë, sqaroni pozicionin tuaj.

Meta: Fjalën e ka kërkuar z.Stërkaj, për procedurë. (Thirrje në sallë nga PD-ja). Po kështu duhet, një nga opozita, një nga pozita, vetëm ju. Z.Beqja, lajmëroni Urgjencën dhe Kujdesin Mendor. Qetësohuni, 5 minuta pushim, sa të merrni ilaçet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat