Berisha: Jep dorëheqjen, Meta: Për ty bëj çdo gjë, jo për Shkëlzenin

Shqipëria

Berisha: Jep dorëheqjen, Meta: Për ty bëj çdo gjë, jo për Shkëlzenin

Më: 5 mars 2015 Në ora: 11:37

Menjëherë me ardhjen e PD-së në Kuvend, Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta, lidhur me akuzat e bëra nga Tom Doshi. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka kërkoi nga Meta që t’i dorëzohet organit të drejtësisë, për të vërtetuar që është i pafajshëm.

Opozita erdhi me rreth 40 minuta me vonese për shkak se ishte ne mbledhjen e grupit e thirrur nga Kryetari Lulzim Basha. Në fjalën e tij Kryeparlamentari Meta vendosi të vazhdojë me shqyrtimin e projektligjeve për shkak se siç theksoi ai, opozita nuk ka njoftuar për mungesën e saj.

11:00 - Opozita ngrihet në këmbë, Kuvendi 5 min pushim

"Mos e ulni nivelin e opozitës, mos u sillni si kontingjentë të rrugës. Ministri Beqaj lajmëroni urgjencën dhe shërbimin e shëndetit mendor. Pesë minuta pushim sa të qetësohen, merrni dhe ilaçet dhe kthehemi prapë. Të qetësohet opozita. Ti respektojmë si gjithmonë", tha Meta.

Debatet

Paloka: Jep dorëheqjen dhe nëse je i pafajshëm ktheu aty ku je. Për telenovelat e 21 janarit donin të digjnin Shqipërinë, sot duhet të mbrojnë. Nuk mund të rrish në atë Parlament. Nuk di si e ke marrë guximin. Dhe na mbyllni gojën dhe kjo ka mbetur. Mund ta bëni. Po vërtetoni që jeni bashkë. Që kur jeni miq të Ilir Metës, kur bën marrëveshjen këta të dy.

Meta: Cila është kërkesa juaj?

Paloka: Ju të mos qëndroni në atë karrige. Të japësh dorëheqjen, si kryetar i Parlamentit.

Meta: Mblidheni Këshillin e Legjislacionit tani ta fillojmë për kërkesën për shkarkim. Do ta shkel rregulloren për ju.

Meta: Doshi deputeti juaj, bëjeni kryetar

Në debatin mes kryetarit të Parlamentit Meta dhe demokratit Paloka, u përfshi edhe emri i deputetit Tom Doshi, i cili u përjashtua të hënën nga grupi parlamentar i PS-së. Paloka doli në mbrojtje të Doshit, ndërsa Meta u shpreh: “Nga e hëna është deputeti juaj, bëjeni dhe kryetar po të doni, nuk bëhet njeri xheloz”.

Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PD-së, akuzoi qeverinë se përjashtimi i Doshit ishte i planifikuar prej kohësh.

“Për 6 muaj u vendos se kush denigrohej. Jo se i ishte i inkriminuar, por sepse doli nga linja, nga rreshti. Unë heq qafe Tomën, ti do rrish aty ku je. S’mund të vazhdojë Parlamenti nëse Meta rrinë aty. Mund të talleni me veten, me shqiptarët, me këdo. Ishte më i forti juaj, mund të paguajnë edhe për ju. Ju zgjidhni mënyrën të mbyllni gojën. Po përfundojnë nëpër burgje për 60 lekë për dritat. Drejton shtetin një njeri i akuzuar për vrasje. S’po themi që ke paguar, por dorëzohu para drejtësisë, që të shohim je i pafajshëm apo jo. Fakti që nxjerr të tregojë histori, fakti që nxjerrë Spartak Brahon s’do të thotë që je i pafajshëm. Tahiri ka pasur dijeni të plotë për ngjarjen. Tahiri priti vrasësin në zyrë”, deklaroi Paloka.

Ndërhyrjes së deputetes Jozefina Topalli, e cila bëri të njëjtën kërkesë si Paloka për shkarkimin e Ilir Metës, ky i fundit iu përgjigj: “Topalli, e kuptoj padurimin të iki unë dhe të vij Toma këtu, por se bëj dot këtë gjë”.

10:10 - Rama-Meta takohen para nisjes së seancës
Para nisjes së seancës plenare kryeministri Ilir Meta është takuar me kreun e Kuvendit Ilir Meta në zyrën e parlamentit. Po ashtu në Parlament ka prani të ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Ndërsa sipas raportimeve e, në këtë të enjte ka një shtim të trupave të Gardës së Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat