Shkarkimi i kryeparlamentarit- Kërkesa i ka kaluar Këshillit të Legjislacionit

Shqipëria

Shkarkimi i kryeparlamentarit- Kërkesa i ka kaluar Këshillit të Legjislacionit

Më: 5 mars 2015 Në ora: 11:09

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në hapje të punimeve të seancës së sotme plenare njoftoi se kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit i ka kaluar me urgjencë për shqyrtim Këshillit të Legjislacionit.

“Dua t’iu njoftoj se në mbështjetje të nenit 114, pika 1 të rregullores, 28 deputetë të PD-së kanë depozituar një kërkesë për shkarkimin e kryetarirt të Kuvendit. Kërkesa e tyre në respektim të rregullores i ka kaluar me urgjencë Këshillit të Legjislacionit”, u shpreh Meta.

Nisja e punimeve të sotme të Kuvendit është bërë në mungesë të deputetëve të opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat