DPT shtyn deri në datën 1 prill afatin e përditësimit të të dhënave të biznesit

Shqipëria

DPT shtyn deri në datën 1 prill afatin e përditësimit të të dhënave të biznesit

Më: 5 mars 2015 Në ora: 09:58

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shtyn deri me 1 prill afatin për përditësimin e të dhënave nga ana e biznesit duke patur parasysh radhët e gjata të krijuara pranë sporteleve të QKR-së.

“Për arsye të fluksit të madh të aplikimeve, afati përfundimtar për përditësimin e adresave kryesore dhe sekondare të bizneseve si dhe përditësiminin e kodeve ekonomike pranë Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) shtyhet deri në datën 1 prill 2015″, thuhet në njoftimin zyrtar të DPT-së.

Kod Ekonomik cilësohet veprimtaria e biznesit. Përditësimi i adresave kryesore dhe sekondare të bizneseve do kërkohet të bëhet vetëm në rastet kur këto adresa rezultojnë të ndryshme nga regjistrimi i fundit i bërë pranë Qendrës Kombëtare te Regjistrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat