Nisin reshjet në të gjithë vendin Në Vlorë pezullohet lundrimi detar

Shqipëria

Nisin reshjet në të gjithë vendin Në Vlorë pezullohet lundrimi detar

Më: 5 mars 2015 Në ora: 09:54

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Policia e Shtetit ditën e djeshme, reshjet e dendura kanë përfshirë vendin tonë që në orët e para të ditës së sotme. Që në mëngjes, reshje shiu kanë rënë në zonat fushore të vendit duke krijuar edhe problematikat e para, ndërsa në ato malore bëhet e ditur se ka filluar bora.

Në kryeqytet reshjet e shiut që nga mbrëmja e djeshme kanë qenë të vazhdueshme, por deri më tani pa krijuar probleme.

Situata është më e rëndë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku si pasojë e reshjeve dhe erërave të forta është pezulluar lundrimi detar. Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se dallgët e detit janë 7 ballë jashtë gjirit dhe 4 ballë brenda gjirit.

Ndërkohë në rrethin e Kukësit janë shënuar edhe reshjet e para të borës në zonat e thella malore, por në akset rrugore deri më tani nuk paraqiten problematika në qarkullim. Reshje intensive shiu sot pritet të bien në të gjithe vendin veçanërisht në pjesën veriperëndimore. Pritet te ketë problem në zonën e nën Shkodrës, Lezhës dhe Kurbinit.

Sipas njoftimit të policisë së shtetit reshjet prite të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme ku intensiteti më i lartë i tyre do të jetë në intervalin kohor 12:00 – 18:00 të datës 5 mars.

Vlorë, pezullohet lundrimi detar, kapiteneria: Asnjë varkë e vogël nuk mund të lundrojë
Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe problemet e para në qytetin e Vlorës, ku si pasojë është pezulluar lundrimi detar. Bëhet e ditur se për shkak të motit të keq, dallgët e detit jashtë gjirit arrijnë deri në 7 ballë, ndërsa ato brenda gjirit janë 4 ballë.

Po ashtu një traget qëndron në radë të portit të Vlorës, pasi nuk mundi të ankorohej, për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë qytetin bregdetar. Nga ana e saj kapitaneria e portit ka njoftuar se asnjë varkë e vogël nuk lejohet të lundrojë në kushte të tilla atmosferike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat