Doshi dëshmon sot para hetuesve, ballafaqim me “vrasësin”

Shqipëria

Doshi dëshmon sot para hetuesve, ballafaqim me “vrasësin”

Më: 5 mars 2015 Në ora: 09:22

Deputeti i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së, Tom Doshi, pritet të dëshmojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me pretendimet për një atentat të mundshëm ndaj tij dhe kolegut demokrat Mëhill Fufi.

Doshi do të paraqitet sot në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij, si dhe provat dhe videot që ka lidhur me ngjarjen, disa prej të cilave i publikoi mbrëmjen e djeshme.

Doshi: Sot dëshmojë para prokurorëve

Deputeti Doshi pohoi se dëshminë do e japë ditën e sotme, pavarësisht se sipas burimeve nga organi i akuzës ftesa për të dëshmuar i ishte bërë për më 6 mars. Doshi theksoi se kërkesa për ballafaqim ishte bërë nga ana e tij.

"Kam kontaktuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’i dhënë dëshminë time në lidhje me hetimet e nisura për tentativë vrasje ndaj meje dhe një kolegu tjetër deputet. Më kanë caktuar, pas kërkesës time, që të enjten paradite të paraqitem për të dorëzuar provat e mia." shkruan Doshi.

Doshi ballafaqim me “vrasësin”

Gjithashtu në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda pritet që të ketë një ballafaqim mes deputetit Tom Doshi dhe vrasësit të pretenduar Durim Bami. Ballafaqimi do kryhet në prani të prokurorëve, për të mësuar se si qëndron e vërteta, mes atentatit që po planifikohej të kryhej dhe të vriteshin dy deputetët. Gjithashtu do kërkohen tabulatet e këtyre dy personave dhe mesazhet telefonike, për të mësuar nëse mes tyre përpara këtij plani, ka pasur komunikime apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat