Braho kërkon video projektor për seancën e sotme

Shqipëria

Braho kërkon video projektor për seancën e sotme

Më: 5 mars 2015 Në ora: 09:06

Seanca e sotme plenare pritet të ketë debate të forta për sa i përket çështjes së akuzave të Tom Doshit. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se Braho është i përfshirë me krimin, i kujtoi Berishës se fshehja e informacioneve përbën një vepër penale, ndaj për gjithçka duhet t’i drejtohet prokurorisë.

Braho ka kërkuar që në seancën e ditës së sotme të instalohet një videoprojektor. Ajo që bëjnë me dije mediat është fakti se Braho do të nxjerrë në dritë videon e ish-deputetit socialist Tom Doshi, me të arrestuarin Durim Bami.

“Sali Berisha ka detyrim ligjor të dëshmojë në Prokurori, jo shkallëve. Berisha duhet ta dijë që pasja dijeni dhe fshehja dënohen”, theksoi Braho. Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare i kërkoi Prokurorisë që të administrojë deklaratat e bëra nga Berisha dhe të punojë për zbardhjen e çështjes.

“Prokuroria menjëherë të administrojë deklaratat e Sali Berishës për zbardhjen e çështjes. Doktori të ruajë qetësinë, pasi të enjten kam surpriza për të në Kuvend”, tha deputeti i LSI-së Spartak Braho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat