Akuzat e Doshit, Meta firmos mocionin e PD-së për shkarkimin e tij

Shqipëria

Akuzat e Doshit, Meta firmos mocionin e PD-së për shkarkimin e tij

Më: 4 mars 2015 Në ora: 22:50

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka firmosur mocionin e nisur nga Partia Demokratike për shkarkimin e tij nga detyra e kryeparlamentarit.

Vendimi i marrë në mbledhjen e kryesisë së PD-së për të mbledhur firmat për shkarkimin e Ilir Metës, duket se do të marrë jetë pasi vetë kreu i Kuvendit e ka pranuar këtë mocion.

Gjatë diskutimeve të djeshme në mbledhjen e grupit të PD-së, deputetët kërkuan që kreu i Kuvendit të heqë dorë nga detyra e tij, dhe të zbardhen akuzat e deputetit Doshi, i cili pretendon se Meta ka tentuar ta vrasë atë.

Po në këtë mbledhje u mblodhën firmat për t’ia paraqitur këtë mocion Kuvendit të Shqipërisë. Pas dorëzimit të kërkesës, Meta nuk ka hezituar që të firmosë për të hedhur në votim propozimin e opozitës për shkarkimin tij.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat