Agron Kuliçaj: Nuk kam asnjë lidhje me ato që Doshi i ka thënë Tahirit

Shqipëria

Agron Kuliçaj: Nuk kam asnjë lidhje me ato që Doshi i ka thënë Tahirit

Më: 4 mars 2015 Në ora: 21:17

Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, përmes një njoftimi për mediat, shprehet se është i hapur për çdo lloj hetimi apo verifikimi që mund të bëhet nga Prokuroria dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit, ndërsa garanton bashkëpunimin në interes të sqarimit të të vërtetës.

Kuliçaj sqaron edhe lidhjet e tij me personat e përmendur nga Ministri i Punëve të Brendshme.

“ Shtetasin Fatjon SKENDERI, nuk e njoh dhe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë lloje komunikim as verbal as telefonik gjatë gjithë jetës time. Ky fakt është i verifikueshëm lehtësisht nga çdo lloje hetimi.

Shtetasin Ylli XHAXHOLLARI, nuk e njoh dhe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë lloje komunikim as verbal as telefonik gjatë gjithë jetës time. Ky fakt është i verifikueshëm lehtësisht nga çdo lloj hetimi.

Me shtetasin Ymer LALA, nuk kam asnjë lloj lidhje shoqërore dhe miqësore. Njohja me këtë person lidhet vetëm për shkak të detyrës që unë kam kryer në Policinë e Shtetit.

Me shtetasin Agim RAMA, kam njohje dhe marrëdhënie korrekte shoqërore. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se mund të ketë mbi një vit që nuk jemi takuar dhe nuk kemi patur asnjë komunikim telefonik me të”, thotë Kuliçaj.

Sipas tij, me prokurorin Eugen Beci, ka patur marrëdhënie pune për shkak të detyrave që ka kryer në Policinë e Shtetit, ndërsa par largimit, shprehet se ka ruajtur marrëdhënie shoqërore dhe është takuar në disa raste në vende të ndryshme publike, përfshirë edhe lokalin “VIVAS”.

Kuliçaj vlerëson se e gjithë kjo situate është mbarsur nga moskryerja e veprimeve të domosdoshme hetimore nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Policinë e Shtetit, veprime këto të përcaktuara në nenin 30 të Kodit të Procedurës Penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat