Hapja e dosjeve, OSBE: OK ligjit të qeverisë.

Shqipëria

Hapja e dosjeve, OSBE: OK ligjit të qeverisë.

Më: 4 mars 2015 Në ora: 19:53

OSBE ka dhënë dritën jeshile për draftin e propozuar nga qeveria për hapjen dosjeve, ndërkohë që propozimi i bërë nga deputetët Mesial Doda, Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të shoqërisë civile është cilësuar si antikushtetues.

“Mbështesim ligjin e Veliajt, projektligji i qeverisë sipas dispozitave kushtetuese. Drafti Doda-Idrizi është antikushtetues, nuk përmbush standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën për mediat të OSBE

Sot në komisionin e ligjeve u vendos që seancën tjetër të shqyrtohet drafti i shoqërisë civile për ligjin e dosjeve, ndrësa ministri Erjon Veliaj, duke mbrojtur propozimin e bërë nga qeveria, ka garantuar se ai do të jetë tërësisht transparent, sipas modelit të politikës gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat