Vendimet e Këshillit të Ministrave: Spitalla shpallet zonë e lirë ekonomike

Shqipëria

Vendimet e Këshillit të Ministrave: Spitalla shpallet zonë e lirë ekonomike

Më: 4 mars 2015 Në ora: 19:35

Faqja zyrtare e Kryeministrisë ka zbardhur pasditen e sotme vendimet e marra gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Një nga këto vendime është ai që shpall zonë të lirë ekonomike zonën numër dy në Spitallë të Durrësit.

Miratimi i kësaj zone si zonë të lirë është bërë me propozimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Zona do të shfrytëzohet për veprimtari prodhuese, përpunimi dhe agropërpunimi, veprimtari tregtare e import-eksport, shërbime dhe magazinim mallrash si dhe veprimtari ndihmëse për biznesin.

Në bazë të këtij vendimi, që hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, të gjitha bizneset që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë do të përfitojnë lehtësi nga taksat sipas ligjit për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat