Sëmundja e pishave të zeza, plan kombëtar për të mbrojtur zonat turistike

Shqipëria

Sëmundja e pishave të zeza, plan kombëtar për të mbrojtur zonat turistike

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:51

Sëmundja e proçesionares apo e pishës së zezë po kthehet përherë e më shumë në gjendje alarmante për vendin tone, pasi janë prekur edhe pikat turistike në Razmë, Voskopojë apo Dardhë.
Për menaxhimin e kësaj situate po implementohet një projekt me një fond 250 milionë lekë, që do të përqëndrohet në 4 rajone, në atë të Shkodrës, Dibrës Elbasanit dhe Korçës.
Nga statistikat e deritanishme reth 6300 hektarë kanë nevojë të menjëhershme për ndërhyrje sipas kordinatorit kombëtar për sëmundjen e proçesionares.
Projekti është vënë në zbatim qysh në datën 15 shkurt e do të vazhdojë deri në 15 mars, ndërkohë që po merret parasysh mundësia për ta luftuar biologjikisht në laboratore këtë sëmundje, duke krijuar krimbin që e lufton atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat