Ristani: Kryeparlamentari Meta tentoi të vriste dy deputetë

Shqipëria

Ristani: Kryeparlamentari Meta tentoi të vriste dy deputetë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:17

Çështja “Doshi” shkaktoi sot debate te ashpra ne Komisionin Parlamentar i Ligjeve, aq sa deputet e opozites u larguan nga salla. Nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi dhe deputetët Arben Ristani e Gent Strazimiri kanë kërkuar që në mbledhje të diskutohet mbi akuzat e rënda që Doshi ka bërë në adresë të kryeparlamentarit Meta se ka paguar për te vrarë atë dhe deputetin Fufi. “Ne Kuvend leviz nje vrases, mesohet te kete deklaruar deputeti Ristani, e kemi me frike te vijme ketu. Dy anetare te ketij komisioni u tentua te vriteshin nga kryeparlamentari qe po leviz i lire neper korridore”- ka deklaruar mes te tjerave Ristani. Por deputetët e mazhorancës kanë kundështuar dhe kanë vijuar me rendin e ditës, ku në diskutim ishte shqyrtimi i projektligjit për hapjen dosjeve të kohës së komunizmit. Deputetët e opozitës thanë se Doshi duhet të merret në mbrojtje nga shteti, pasi ndaj tij ka patur një plan konkret për ta eliminuar dhe se ai ka paralajmëruar se ka prova që e vërtetojnë planin e urdhëruar nga një prej lidërve të mazhorancës. Vetë Doshi, anëtar i këtij komisioni, nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme. Mungonte gjithashtu edhe deputeti i PD, Mhill Fufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat