Malltezi: Skuthi Tahiri pjesë e krimit

Shqipëria

Malltezi: Skuthi Tahiri pjesë e krimit

Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:08

Në një postim në rrjetin social facebook Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministrit të Brendshëm mbi akuzat e Tom Doshit. Malltezi shkruan se Tahiri ka pranuar të ulet me krimin qofte ne kafe dhe qofte t’a ftojë ne zyrën e vet.

“Ministri i brendshem qe pranon te ulet me krimin qofte ne kafe dhe qofte t’a ftoje ne zyren e vet. Minister i brendeshem qe pranon se nuk ben asnje veprim procedural qe e ka detyrim ligjor por si skuth e le te rrjedhe per te pare nese do fitoje ndonje skenar politik. DHE, vetem pas 6 muajsh dhe vetem kur e pelcet skandalin Tom Doshi, vec atehere vihet ne detyrim per te vepruar dhe te nise procedurat ligjore. Ministri qenka vete pjese e krimit. Paska pasur te drejte Rama kur na deklaroi se shperthimet me lende plasese ishin pjese e pazareve te prishura te krimit”, shkruan Jamarbër Malltezi në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat