Çollaku: Nëse hetimi i akuzave të Doshit nuk merret nga SHBA, vendi do të shkojë drejt konfliktit

Shqipëria

Çollaku: Nëse hetimi i akuzave të Doshit nuk merret nga SHBA, vendi do të shkojë drejt konfliktit

Më: 4 mars 2015 Në ora: 16:53

Shefi i Departamentit për politikën e jashtme në PD, Kreshnik Çollaku e ka quajtur më të rëndën në 25 vite pluralizëm situatën e ditëve të fundit në vend. Duke komentuar zhvillimet, Çollaku deklaron se sistemi i ngritur në 25 vite kapitulloi dhe kërkon që hetimi për akuzat e Doshit të merret në dorë nga prokurorë ndërkombëtarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi në të kundërt sipas tij vendi do të shkojë drejt konfliktit civil.

“Demokracia dhe shteti i së drejtës në ditët më të errëta në 25 vite pluralizëm. Çdo orë po shohim një paradë të alibive të mafies shtetërore. Asnjë garanci nuk ka më hetimi i akuzës më të rëndë në 25 vite. Sistemi që kemi ngritur në 25 vite sot kapitulloi. Nëse hetimi i akuzave të Doshit nuk merret në dorë nga prokurorë ndërkombëtarë dhe SHBA,vendi po shkon drejt konfliktit civil. Shqipëria nuk është në gjendje të kryejë e vetme këtë betejë kundër Mafies. Garancia e fundit për një sistem demokratik është që hetimi në fjalë të kryhet e garantohet nga SHBA. Sot Republika e Shqipërise ra!! Nga sot jetojmë në Republikën e Mafies!!”, shprehet Çollaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat