Tom Doshi: Nesër në Prokurori çoj provat e mia

Shqipëria

Tom Doshi: Nesër në Prokurori çoj provat e mia

Më: 4 mars 2015 Në ora: 15:59

Deputeti Tom Doshi i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duke i thënë se nesër do të paraqesë në prokurori, provat e tij në lidhje me atentatin që do i bëhej.

“Kam kontaktuar sot me Prokurorine e Krimeve te Renda per ti dhene deshmine time ne lidhje me hetimet e nisura per tentative vrasje ndaj meje dhe nje kolegu tjeter deputet.

Me kane caktuar, pas kerkeses time, qe neser paradite te paraqitem per te dorezuar provat e mia.

Kurse sot në mbrëmje ftoj të gjithë shqiptaret te me ndjekin ne Top Channel, ne emisionin e Sokol Balles. Para cdo gjeje per mua si person eshte e rendesishme transparenca me publikun dhe votuesin. Sot kam vendosur te komunikoj drejtperdrejte dhe hapur me te gjithe shqiptaret”, shkruan Tom Doshi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat