Saimir Tahiri: Atentat ndaj Tom Doshit? Askush nuk ka dashur ta vrasë

Shqipëria

Saimir Tahiri: Atentat ndaj Tom Doshit? Askush nuk ka dashur ta vrasë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 15:26

Zbulohet deklarata që ka dhënë deputeti Tom Doshi para ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Vetë ministri Tahiri ka folur për herë të parë para mediave, që prej akuzave të forta të bëra nga Doshi, lidhur me atentatin e organizuar ndaj tij. Tahiri zbuloi personat që sipas Doshit, ishin të përfshirë në komplotin që ishte planifikuar të kryehej ndaj deputetit. Si organizator, porositës dhe vrasës për atentatin ndaj Doshit, ky i fundit ka përmendur emrin e kryeprokurorit Llalla, prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugent Beci, ish-shoferin e kreut të Partisë Republikane, Fatjon Skënderi, kunatin e Sali Berishës, Agim Rama dhe ish-nëndrejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj.

"Jam këtu për t’i thënë fund spekulimeve të panumërta të akuzës të Tom Doshit që përfshin mua dhe rolin e Policisë së Shtetit që nga dita kur kam marrë dijeni nga deputeti. Pra sot për të shmangur humbjen e eksposezë sime në tymnajën që PD po i bën një pretendimit të kthyer në akuzë politike. Ka qenë e sqaruar siç i është komunikuar prej kohësh Doshit", tha në fillim të deklaratës së tij Tahiri.

Doshi: Vrasja për llogari të Berishës

Deputeti Doshi këmbënguli se prokuori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ishte i përfshirë në këtë ngjarje bashkë me Eugent Becin. Sipas Doshit të dhënat që i kishte dhënë Llallës i kishin marrë vesh këta persona, që kishin organizuar vrasjen, përmes vetë kryeprokurorit. Sipas Doshit, Llalla kishte treguar te organizatorët, porositësit dhe vrasësit, se kishte zbuluar komplotin ndaj jetës së deputetit. Doshi mu shpreh se vrasjen e tij, Agaim Rama, Agron Kuliçaj, Eugent Beci e kërkonte për llogari të Sali Berishës, si hakmarrje për humbjen e e zgjedhjeve në Shkodër.

Kronologjia e Tom Doshit për komplotin

Ministri Tahiri pranoi të bëj publike rrjedhjen e ngjarjeve, të ndodhur gjashtë muaj më parë, pas pretendimeve të deputetit Doshi se po planifikohej një atentat ndaj tij.

"Renditja e fakteve për të cilat jam vënë në dijeni:

6 shtator 2014 me kërkesë të kryeministrit Rama jam takuar e kam dëgjuar Doshin, në Durrës te zona rezidenciale. Gjatë takimit, Doshi më rrëfeu që kishte zbuluar një komplot për vrasjen. Dhe kishte identifikuar porositësit. Vrasësin e pretenduar e kishte në shtëpinë e tij në plazhin e Durrësit, të cilit më kërkoi ta takoja. Ai ishte një shtetas nga Fushë-Kruja, Fatjon Skënderi, ish-shoferi i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Më 1 shtator 2014, pesë ditë para takimit me mua, këtij shtetasi i ishte bërë atentat për ta vrarë në autostradën Tiranë-Durrës, për të cilën policia kishte filluar hetimet. Doshi më tregoi se në rrugë private kishte provuar se në lokal “Viva” ish-shoferi i Mediut së bashku me Agron Kulicin, Agim Ramën, Eugen Becin, Imer Lalën dhe një shtetas me emrin Ylli Xhaxhollari pronar i lokalit, kishin organizuar vrasjen e Tom Doshit.

Doshi nuk ka dashur të ndjekë çështjen në rrugë ligjore

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri siguroi deputetin Doshi se, policia e shtetit është tërësisht e gatshme që t’i ofrojë shtetasit statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Ministri tha se Doshi ka refuzuar që të ndjekë këtë shqetësim në dorë ligjore.

“Nga Tom Doshi kam marrë refuzim për ta kanalizuar këtë shqetësim në rrugë ligjore. I kemi konsideruar me rëndësi maksimale pretendimet e deputetit. Nuk kishim asnjë kallëzim apo deponim nga shtetasi i përmendur.

Është bërë shoqërimi i Fajton Skënderit, disa herë me radhë është marrë në pyetje për zgjidhjen e ngjarjes që ndodhi më 1 shtator. Janë marrë deklarime nga zoti Skënderi, Xhaxhollari dhe janë pyetur shtetasit Skënderi që nuk kanë dhënë asnjë fakt me vlerë për deponimet.

Është bërë shoqërimi i shtetasit Durim Bami lidhur me ngjarjen e datës 1 shtator. Së bashku me veprimet e prokurorit janë bërë përgjime, vëzhgime, mbledhje materialesh nga kamerat. Nuk ka asnjë element me vlerë për të zbardhur pretendimin e Doshit”, tha ministri.

Si dështuan 2 tentativat për vrasje

Ministri tha se Doshi e kishte informuar se një tentativë ishte dështuar nga vetë ata që ishin paguar për ta vrarë.

“Më 21 qershor i kishin vendosur eksploziv në një motoçikletë për transport picash e do të shpërthente kur Doshi të shkonte te makina. Doshi jep dy motive, së pari, vrasësit ishin bërë pishman dhe së dyti, vetë deputeti nuk kishte dashur të hipte në makinë”.

Tahiri: U takova 2 herë me vrasësin e pretenduar

Ministri konfirmoi deklaratën e deputetit Doshi, lidhur me faktin se Tahiri është takuar me vrasësin e pretenduar dy herë. Ministri Tahiri deklaron se këto takime u zhvilluan për të fituar besimin e të dyshuarit, në mënyrë që të bashkëpunonte me drejtësinë.

"Kërkoi të takoja personin që ishte vrasësi i porositur, për ta nxitur të bashkëpunojë me drejtësinë. U takova menjëherë me Doshin me një zotëri, që ishte vrasësi i pretenduar, quhej Duri nga Fushë-Kruja, por që nuk foli vetë, kryesisht pohonte me kokë dhe murmurimë deklaratën e Doshit. Kishte marrë porosinë për vrasjen e Doshit, por s’e kishte kryer dhe ja kishte rrëfyer. Në takimin që zgjati më pak se 30 min i kërkova të paraqitej në Drejtorinë e Policisë, për të marrë kallëzimin e tij, që të nisnin hetimet penale. Refuzova të përfshihesha në rrugë të tjera, veç asaj ligjore. Pranoi të paraqitej në zyrën e ministrit pa prezencën e Policisë së Shtetit. As ky takim që e pranova, ishte për ta futur çështjen në rrugën ligjore, për shkak se personi kishte mosbesim. Në të njëjtën ditë thirra drejtuesit më të partë të Policisë së Shtetit, për të filluar veprimet hetimore paraprake me iniciativë të policisë. Më pas kam marrë në takim me kryeministrin dhe kryeprokurorin Llalla, i cili ishte në dijeni të deklarimeve të Doshit", deklaroi ministri për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat