Durim Bami hedh poshtë pretendimet e deputetit Tom Doshi

Shqipëria

Durim Bami hedh poshtë pretendimet e deputetit Tom Doshi

Më: 4 mars 2015 Në ora: 14:37

Durim Bami hedh poshte pretendimet e deputetit Tom Doshi. 36-vjecari që deputeti i zones se Shkodrës pretendon se është paguar nga Ilir Meta për ta ekzekutuar ate dhe deputeti demokrat Mhill Fufi, ka mohuar gjithçka. Dëshmia e Durim Bamit në Prokurorinë për Krimet e Rënda jep një version krejt të ndryshëm të atij që është përfolur deri tani. 36 –vjeçari nga Fushë Kruja, i arrestuar ndersa po tentonte te largohej drejt Malit te Zi, ka thënë se gjithçka ishte kurdisur nga Tom Doshi. Sipas të njëjtave burime, Bami është shprehur se ai është paguar nga Doshi për të thënë para një kamere versionin se ishte kontaktuar nga dikush për të eliminuar Doshin e Mhill Fufin, “me urdhër nga lart”. Po kështu, sipas tij, ka qenë Doshi që si pjesë të këtij varianti e ka çuar atë në zyrën e Ministrit të Brendshëm për të thënë emrin e Ilir Metës. Durim Bami ka deklaruar se në takimin me ministrin ka folur thuajse gjatë gjithë kohës vetëm deputeti Doshi. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga deputeti i Shkodrës të gjitha provat që ai ka për versionin që ka bërë publik, sipas të cilit, vrasja e tij dhe Fufit ishte organizuar nga Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat