Prishja e kangjellave, Kisha Ortodokse: Kërcënon bashkëjetesën fetare

Shqipëria

Prishja e kangjellave, Kisha Ortodokse: Kërcënon bashkëjetesën fetare

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:51

Katedralja Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë reagoi për prishjen e kangjellave të murit të rrethues të saj. Hirësi Nikolla Peshkop i Apolonisë,e cilësoi këtë vendim të padrejtë, duke shtuar se ky është një vendim arbitrar që kërcënon të drejtat dhe bashkëjetesën fetare në vend.

Në deklaratën për mediat, Hirësi Nikolla shpjegon se kisha ka tre hyrje kryesore, duke e lidhur me situatën e rendit në vend, ai theksoi se është e pamundur ruajtja e sigurisë pa një mur rrethues.

“Kompleksi i kishës ka 3 hyrje në katin e nëndheshëm, të qendrës kulturore, sallën e rinisë, si dhe sallën e librave. Ruajtja e këtyre ambienteve bëhet e pamundur për t’i ruajtur pa këtë rrethim, veçanërisht në kushtet e sigurisë ku jemi sot. Lajmërimi i parë iu bë kishës nga firma më 12 janar 2015, por qeveria premtoi për një plan të ri. Dhe plani i ri që u dërgua vetëm në fund të muajit të shkurt, ish te i njëjtë me atë të mëparshmin. Përfaqësuesi i kishës u përgjigj se nuk jemi dakord me planin.

Më pas u bë shkulja e oborrit të kompleksit në mënyrë të papritur. Këto ndërhyrje arbitrare, përbëjnë kërcënim për sipërfaqen e territorit dhe të kateve të nëndheshme. Këto veprime bien në kundërshtim me ligji 1057, që garanton mbrojtjen e vendeve të shenjta. Jemi të detyruar të protestojmë për këtë vendim që kërcënon bashkëjetesën fetare”, tha në deklaratën për mediat Hirësi Nikolla nga Katedralja Ortodokse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat