Akuzat e Doshit, Rama takon për një ore Ilir Metën në Kryesinë e Kuvendit (Video)

Shqipëria

Akuzat e Doshit, Rama takon për një ore Ilir Metën në Kryesinë e Kuvendit (Video)

Më: 4 mars 2015 Në ora: 10:43

Pas fakteve të reja që deputeti Doshi nxori ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka takuar sot kryeparlamentarin Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.

Nuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë takim, por kamera e Ora News ka fiksuar momentin kur kryeministri Rama ka dalë nga Kryesia e Kuvendit pas përfundimit të takimit. Mësohet se takimi mes dy krerëve të lartë të vendit ka nisur rreth orës 09:00 dhe ka zgjatur për rreth një orë.

Një ditë më parë deputeti Doshi bëri publike një bisedë me kryeministrin Rama, ku ky i fundit i ka thënë: “Tomë të ka shpëtuar Zoti, denoncoje t’i tregojme vendin Metës”.

Ndërkaq ditën e djeshme kryeministri Rama zhvilloi një takim me ministrin Tahiri dhe kryeprokurorin Llalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat