Si e kurdisën Rama e Meta vrasjen e Doshit dhe të Fufit

Shqipëria

Si e kurdisën Rama e Meta vrasjen e Doshit dhe të Fufit

Më: 4 mars 2015 Në ora: 10:36

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë dje para mediave një analizë të shkurtër se përse Ramës dhe Metës i duhej i vrarë deputeti Tom Doshi si dhe përse është synuar edhe deputeti tjetër i PD, Fufi që të përfshihej në këtë vrasje. Me eksperiencën 25 vjeçare në politikë dhe me informacionin e gjithanshëm, Berisha jep një panoramë të qartë të planit Rama-Meta për ekzekutimin e dy deputetëve. “Kësaj radhe jo vetëm që u qelb koka, por shpërtheu lemeritshëm koka e peshkut të qelbur. Si asnjëherë në historinë e këtij vendi, në 25 vitet e pluralizmit, një deputet i mazhorancës, ish-mik për kokë i Edvin Kristaq Ramës, i nanurituri i madh i Ilir Metës, që e ftonte për dreka dhe darka me helikopter qeveritar, Tom Doshi, lëshoi akuzën më të rëndë, se kreu i Parlamentit ka organizuar, ka porositur, ka paguar vrasjen e tij dhe të një deputeti të PD, zotit Mhill Fufi”.
Për Berishën dy janë momentet më kriminale në këtë histori që implikojnë direk jo vetëm Metën , por edhe Ramën, i cili me heshtjen e tij foli shumë dhe dëshmoi se ishte po aq i interesuar për likujdimin e dy deputetëve.
“Aktet më makabre, më të shëmtuara, më kriminale të kësaj akuze janë dy. Së pari, porositja e vrasjes, pagesa për vrasjen nga personi i dytë i shtetit, që është kreu i Parlamentit. Së dyti, tmerrësisht përlyese, tmerrësisht akuzuese, komprometuese është heshja si fija e barit, e Edvin Kristaq Ramës për 5 muaj me radhë, e Saimir Tahirit dhe të gjithë enturazhit të kupolës së mazhorancës së qelbësirave në Parlament dhe në qeveri. Këta kumbarë, se s’mund të jenë as shokë, as zotërinj, e konsiderojnë qeverinë, Parlamentin, jo si institucione të ligjit dhe Kushtetutës, por thjesht si shpella, si bodrume, si bunkerë të mafies në pushtet”, u shpreh Berisha.
Pse Ilir Meta zgjodhi në një anë për ekzekutim Doshin nga PS dhe Mhill Fufin në anën tjetër të politikës si deputet i PD? “Kam dëgjuar mendime, një pjesë superficiale, sipas të cilave Meta kishte inate të mëdha me Doshin. Qesharake, të turpshme. Meta me Doshin, për një kohë të tërë, i kishte aq vaj marrëdhëniet, saqë e vërteta është se Rama u bë tmerrësisht xheloz. Dhe duhet ta dini ju që Meta me Doshin në krah, e mbante Ramën për t’ja plasur zemrën 30 min në telefon se si po shijonin verën, kecat, karkalecat me Tom Doshin. Por çfarë ndodhi? E vërteta është që Doshi pas zgjedhjeve u bë njeriu më problematik për Ramën. Doshi u përlesh me Ramën egërsisht për qeverinë, për emërimet e zyrtarëve më të lartë, në të cilët, sipas tij, veriu në tërësi u përjashtua ose vetë ai u përjashtua.
Shkoni pak te restorant “Il Gusto”, muret e këtij restoranti, do të tregojnë sharjet që Doshi i bëri Saimir Tahirit. Nuk po rri unë t’i përmend ato se gojën nuk kam ndërmend ta bëj si ata. Por për fat, në tavolinën ku ishin katër deputetë të PS me në krye kryetarin e grupit, aty ngjitur me ta, por pak më tutje ishin edhe dy miq të mi dhe ata sado që s’donin të dëgjonin, por dëgjuan çdo fjalë, çdo sharje. Kështu që këto të dhëna i kam nga miqtë e mi që po drekonin rastësisht aty. Doshi, krijoi rebelimin dhe tha se, “unë tani do t’i marr këta 5-6 deputetë dhe nuk votoj më reformat dhe se do të festojmë ditëlindjen”, kujtoi Bertisha një episod të përplasjes së Ramës me ministrin më të afërt të Ramës, tahirin.
Mirëpo, cilat ishin marrëdhëniet në mazhorancë dhe pse të dy si Rama dhe Meta janë bahskëautorë të planit për vrasjen e dy deputetëve? “Unë i kam denoncuar në mënyrë të përsëritur këto marrëdhënie. Marrëdhëniet e Ilir Metës me Ramën ishin ato të skllavit dhe padronit të tij absolut. Pse kjo? Sepse për hir të së vërtetës, Edi Rama pas çdo udhëtimi dhe këto i kam thënë në Parlament, i sillte Metës haberin e tmerrshëm se, në Berlin, në Paris, në Bruksel dhe kudo, më kërkojnë arrestimin tënd, mbi bazën e dosjeve që vetë Rama kishte dorëzuar për Metën. Unë këto i kisha denoncuar edhe në Parlament. Meta, si djallëzor, do ta kapërcente këtë handikap të tmerrshëm. Dhe kishte vetëm një mënyrë dhe asnjë tjetër. Të komprometonte Ramën në korrupsion, s’do të thotë asgjë, se vetë ishte 10 herë më i zhytur dhe Rama ka dokumente të tij të shumta përfshirë edhe reçente të institucioneve ndërkombëtare për bëmat e tij. Nuk funksiononte. Ajo që mund të funksiononte ishte vrasja. Lidhja e krimit, ajo është më e tmerrshmja, ajo të skllavëron, ajo të bën të mos jesh i lirë. Në këtë kontekst, bashkërisht vendosin, të zhvillojnë një skenar, në të cilin eliminohej fizikisht Tom Doshi për të gjithë problematikën që kishte me Ramën. Dhe Ramës kjo i ngrohte barkun. Por duhej një koncesion në këtë rast dhe koncesioni ishte Mhill Fufi, i cili duhej eliminuar për motive primitive personale të një njeriu të zhytur në krim këmbë e kokë që ishte Ilir Meta dhe në këtë mënyrë, Meta krijonte simetrinë, por bënte edhe passkenarin e paskrimit. Pra, siç e shihni vendosën së bashku”, shprehet Berisha.
Meta ishte porositësi i krimit, por Rama ishte miratuesi i planit kriminal të ekzekutimit të dy deputetëve. “Skenari dështoi siç dështoi skenari i vrasjes së Pirro Bares. Autori ni atenattit mendoi se po shkonte në katastrofë në këtë mënyrë. Edhe ky person mendoi se po bënte një gjëmë të madhe për vendin dhe nuk duhet ta bënte. Dështimi i skenarit nxjerr Ramën më lakuriq se sa fotot që keni parë në plazhet e botës. A ka Kryeministër në botë që vjen t’i raportojë se janë bërë dëshmitë për vrasjen, janë paguar paratë dhe ta mbajë këtë fshehtas, të mos e dekonspirojë, të mos kërkojë zbardhjen me urgjencë të këtij krimi makabër, por përkundrazi t’i ofrojë Tomës oferta nga më të ndryshmet për të dalë jashtë partisë. Pra, të gjitha këto dëshmojnë se Rama ishte në mos porositësi, miratuesi i krimit. Tani se çfarë tha dje zoti Braho, unë kam neveri të komentoj botën e krimit”, u shpreh Berisha.
Ish-Kryeministri ka zbardhur edhe një detaj tjetër dëshmi e një lëvizjeje tipike mafioze të Ilir Metës pas dështimit të tentativës për të vrarë dy deputetët. Meta ka thërritur familjarë të njërit prej deputetëve për ti thënë se sponsor i vrasjes së njeriut tuaj është Sali Berisha, ndërkohë që përgjigjia e familjarëve të deputetit ka qenë e prerë.
“Çfarë nuk u tha Meta ju? Tani është e bukur. Çfarë nuk u tha ju ai shefi i Gëzim Çelës? Gëzim Çelës së kokainës. Është i njohur ai. Çfarë nuk u tha ai? Ai nuk u tha se ka thirrur në zyrën e tij persona të caktuar për t’u thënë se Sali Berisha ka dashur, ka sponsorizuar këto dy vrasje, jo organeve shtetërore, familjarëve të personave të caktuar dhe ata i kanë kthyer reston. I kanë thënë: “Edhe një qime floku po i lëvizi këtij njeriut tonë, kudo në Shqipëri dhe në botë, do t’i kesh punët siç meriton t’i kesh”. Por kjo pjesë e dytë do të jetë çështje e një hetimi. Ky ishte skenari, që këta do të vriteshin dhe ky do të thoshte këtë. Por këta nuk u vranë. Dhe tani si t’i fshihte, mori thirri familjarët e tyre dhe u tha se këtë punë e ka stisur Sali Berisha. Ata në fakt ia kthyen siç e meritonte, e tmerruan në zyrë. Ia kthyen siç e meritonte”, u shpreh Berisha./rd

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat