Beqaj: 16 mln euro për transformim rrënjësor të QSUT –së

Shqipëria

Beqaj: 16 mln euro për transformim rrënjësor të QSUT –së

Më: 4 mars 2015 Në ora: 10:05

Përmes një huaje prej 16 milionë eurosh Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pritet të pësojë një transformim rrënjësor. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi të martën në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, se falë kësaj huaje do të ndërhyhet radikalisht në spitalin e sëmëndjeve të brendshme.

Gjatë diskutimit të zhvilluar në komision, deputetët e opozitës kanë ritheksuar faktin se në spitalet shqiptare ka mungesë të theksuar të mjeteve bazë. Minisri Beqaj vuri në dukje se për QSUT-në ka një masterplan që në vitin 2004, ndërsa premtoi se do të shtohen 7 salla të reja operacionesh dhe 60 shtretër.

Programi për reformimin e Qendrës Spitalore Universitare në fazën e dytë kap vlerën 16 milionë euro. Ky projekt financohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës dhe është dhënë si kredi e butë me kohëzgjatje 20 vjet.

Në këtë finacim 1.5 milion euro janë grant dhe 7.7 milion euro do të finacohen nga qeveria shqiptare. Punimet për rikonstruksionin e kirurgjisë pritet që të përfundojnë në fundt të vitit 2017, ndërsa punimet në spitalin e sëmundjeve të brendshme në fund të vitit 2019.

Faza e parë e projektit të reformimit të QSUT-së, realizuar me një hua prej 14 milionë eurosh të Bankës së Këshillit të Evropës (CEB) dhe me kontributin e qeverisë shqiptare, është finalizuar me ndërtimin e një godine të re spitalore e cila përfshin Departamentin e Urgjencës Mjekësore (traumatologji), radiologjinë, reanimacionin, laboratorët, sterilizimin qendror dhe diagnostikën funksionale, si dhe me ndërtimin e një godine tjetër për shërbimet elektro-mekanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat