Pas akuzave të Doshit! A kërkoi Manjani shkrirjen PS- LSI?

Shqipëria

Pas akuzave të Doshit! A kërkoi Manjani shkrirjen PS- LSI?

Më: 4 mars 2015 Në ora: 09:39

Në lumin e deklaratave dhe reagimeve të ditës së martë, ishte edhe një qëndrim i nënkryetarit të LSI, Ylli Manjani, që nuk ka kaluar pa komentuar nga nga gazetat.

“Sigurisht që ne kemi vendosur që të realizojmë projektin tonë politik. Më herë, jo sot, por të paktën 2 vite më parë, ta realizojmë në bashkëpunim me Partinë Socialiste si një entitet politik i përbashkët, që quhet ndryshe e majta e bashkuar. E majta e bashkuar, një projekt i cili të gjithë votuesit e majtë, por në përgjithësi opinioni publik e ka kërkuar prej kohësh. Ky është një projekt i arritur, pavarësisht ulje-ngritjeve individuale, e theksoj, individuale, asgjë s’është institucionale. Sidoqoftë ky mbetet projekti më i rëndësishëm për ne për të realizuat të gjithë projekte politike për të cilat ne jemi votuar dhe është e sigurt që do të votohemi në shumicë siç është votuar gjithmonë nga e majta shqiptare, LSI-ja, Partia Socialiste e kështu me radhë të gjithë partitë tona që e përbëjnë këtë unitet politik,” tha Manjani.

A nënkupton kjo shkrirjen PS- LSI?

Ky qëndrim vjen pas akuzave të forta të deputetit Tom Doshi.

A e ka afruar më shumë të majtën kjo situatë, apo po e largon më shumë Ramën me Metën?

Kjo është një pikëpyetje që mund të marrë një përgjigje shpejt, falë edhe këtyre zhvillimeve të vrullshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat