Gojkoviq sot në Tiranë

Shqipëria

Gojkoviq sot në Tiranë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 08:31

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq do të vizitojë sot Tiranën me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Siç njofton zyra për shtyp e Kuvendit të Shqipërisë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të presë sot në orën 10:00 në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic dhe delegacionin që e shoqëron. Pas takimit do të ketë edhe një prononcim të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat