Bylykbashi: Dekriminalizimi nis me dorëheqjen e Metës

Shqipëria

Bylykbashi: Dekriminalizimi nis me dorëheqjen e Metës

Më: 4 mars 2015 Në ora: 00:15

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi njëherësh edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Dekriminalizimin, është shprehur se pastrimi i parlamentit nga personat e lidhur me krimin duhet të nisë me Ilir Metën.

Bylykbashi i kujton Metës denoncimin e Dritan Priftit në vitin 2011 për ryshfet dhe shumën 700 mijë euro dhe porosinë për vrasje denoncuar nga Doshi ditët e fundit.

” Doshi denoncoi nje porosi me 600 mije Euro per te vrare 2 deputete. Ose ia dine pislleqet njeri tjetrit keta, ose nuk ia di njeri.

Dekriminalizimi i parlamentit sot ka vetem nje kryefjale: Ilir Meta te jape doreheqjen nga kreu i parlamentit!”, shkruan në Facebook, Kryetari i Komisionit për Dekriminalizimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat